Libri i këngëve – U Ngjall

Libri i këngëve – U Ngjall

Në Ecjen Neokatekumenale shohim sot të shfaqet një shërbim i përulur dhe thelbësor, siç është ai i Këngëtarit (Psalmistit).

Në këtë itinerar të edukimit në Besim, këngëtari (psalmisti) ka misionin të ndihmojë në krijimin e bashkësisë liturgjike ose, edhe më mirë, në rikrijimin e saj; të shndërrojë shumë herë një shumësi në një njësi adhurimi: “Me një zë të vetëm, me një zemër të vetme dhe një shpirt të vetëm.”

Kulti shpirtëror që shprehet në veprimin liturgjik të bashkësisë. Kulti shpirtëror që, në ecjen tonë historike, është burim i pashtershëm i asaj që është thellësisht e pafajshme: ndjenja e mëkatit tonë e ndriçuar nga dashuria e pashprehshme e dikujt që na do kështu, që na do edhe pse kemi qenë armiqtë e tij; burim i kthimit, burim i besimit.


KËRKO KËNGË



Libri i këngëve - U Ngjall