María Ascensión

María Ascensión Romero

María Ascensión Romero

María Ascensión Romero Antón u përfshi në Ekipin Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale në janar të vitit 2018, me kërkesë të Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën të Selisë së Shenjtë, siç përcaktojnë Statutet e Ecjes.

María Ascensión lindi më 27 maj 1960 në Tudela, Navarra (Spanjë). Është e treta nga katër vëllezër e motra dhe ka studiuar në kolegjin e Shoqërisë së Marisë (i njëjti ku ishte formuar Carmen Hernández). Më pas u transferua në Soria për të studiuar Mësuesi dhe atje, në moshën 19-vjeçare, njohu Ecjen Neokatekumenale.

Ka ecur për shumë vite në një Bashkësi Neokatekumenale të Tudelës, derisa u transferua në Madrid për të punuar si mësuese dhe atje vazhdoi Ecjen në famullinë Shën Katerina e Sienës.

Gjatë Ditës Botërore të Rinisë (DBR) në Santiago de Compostela me Shën Gjon Palin II, ajo ndjeu thirrjen për ungjillëzim, të cilën e konfirmoi në takimin e thirrjeve në Zaragoza me nismëtarët e Ecjes.

Në vitin 1991 kreu misionin e saj të parë si itinerante në dioqezën e Ciudad Real (Spanjë). Në vitin 1992 u nis për mision në ish-BS, ku qëndroi për 25 vjet duke ungjillëzuar në vende të ndryshme: Bjellorusi, Kazakistan dhe Rusi.

Më 2 shkurt 2018 u emërua zyrtarisht anëtare e Ekipit Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale.

Në vitin 2018, Papa Françesku e emëroi María Ascensión Romero-n Këshilltare të “Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën”, dhe në vitin 2023 anëtare të “Dikasterit për Ungjillëzimin”, në seksionin “Çështjet themelore të ungjillëzimit në botë”; ajo u konfirmua nga Papa Leoni XIV.