Politika e privatësisë dhe e cookies
Në përmbushje të Rregullores (BE) 2016/679 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, të 27 aprilit 2016, mbi mbrojtjen e personave fizikë përsa i takon trajtimit të të dhënave personale (Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave, RGPD), Ju informojmë që të dhënat personale, përfshirë fotografitë, të mbledhura në këtë faqe internet do të mund të trajtohen nga Ecja Neokatekumenale për të pritur, shqyrtuar dhe administruar si duhet pyetjet, komentet, ngjarjet ose sugjerimet e dërguara, si edhe për qëllimet e mëposhtme: të informojë publikisht për aktet dhe kremtimet, të plotësojë kërkesën Tuaj për informacion, regjistrimin që kërkohet në buletinin e lajmeve ose në pajtime të tjera dhe për të garantuar një trajtim të drejtë të komunikimeve tona me Ju, përveç se t’ju mbajë të informuar, ose me mjete elektronike ose me pajisje mobile, në lidhje me qëllimin e vetë Ecjes Neokatekumenale.
Titullarët e të dhënave të dhëna kësaj faqeje mbeten të informuar dhe pranojnë shprehimisht e në mënyrë të padyshimtë që Fundación Familia de Nazaret, si përgjegjëse e trajtimit, do të mund të trajtojë, t’i kalojë dhe, sipas rastit, t’i transferojë ndërkombëtarisht të dhënat personale, përfshirë fotografitë e përdoruesit, për qëllimet e vet të ligjshme, si edhe personave dhe entiteteve që lidhen drejtpërdrejt ose janë të nevojshme për përmbushjen e qëllimeve shpirtërore të këtij Entiteti. Ecja Neokatekumenale, nën mbrojtjen e interesit të ligjshëm që i takon, do të mund të kryejë trajtimet e të dhënave që janë tërësisht të nevojshme për administrimin e brendshëm dhe për analizën statistikore të vizitave të kësaj faqeje internet.
Duke iu përgjigjur zotimit tonë për të ruajtur privatësinë, Fundación Familia de Nazaret ruan konfidencialitetin e përshtatshëm sipas parashikimeve ligjore dhe disponon mjetet teknike, organizative dhe njerëzore të nevojshme për të garantuar që vetëm personeli i autorizuar të ketë hyrje në të dhënat Tuaja dhe, në çdo rast, me respekt të plotë për intimitetin Tuaj.
Ju informojmë që në çdo moment mund të ushtroni të drejtat Tuaja të mbrojtjes së të dhënave personale me shkrim, të shoqëruar me kopje të dokumentit zyrtar të identifikimit, drejtuar Centro Neocatecumenal, C/ Blasco de Garay, 8, 28015 – Madrid (Spanjë).