Magjisteriumi

Leoni XIV

Arkivi dokumentar i Magjisterit Papnor mbi Ecjen Neokatekumenale: fjalime, audienca, letra dhe homili, nga Shën Pali VI e deri më sot.

Leoni XIV
©Vatican media

Biografi

Robert Francis Prevost lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara.

Që në moshë të re hyn në Urdhrin e Shën Agustinit (OSA), ku bën betimet solemne më 29 gusht 1981 dhe shugurohet meshtar më 19 qershor 1982.

Përfundon studimet e larta në institucione të ndryshme: specializim Magjistral në Teologji në Catholic Theological Union të Chicago-s dhe doktoraturë në të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor të Shën Tomë Akuinit në Romë (Angelicum).

Në vitin 1985 dërgohet si misionar agustinian në Peru, në Chulucanas, dhe më pas në Trujillo në vitin 1988, ku shërbeu si prior i bashkësisë (1988-1992). Në vitin 1999 zgjidhet prior provincial i provincës “Mother of Good Counsel” në Chicago.

Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ushtron detyrën e priorit të përgjithshëm të Urdhrit të Shën Agustinit.

Në vitin 2014, ai u emërua Administrator Apostolik i Dioqezës së Chiclayo. Ai u shugurua ipeshkëv më 12 dhjetor, në festën e Zonjës së Guadelupës. Ai është ipeshkëv i Chiclayos që nga 26 nëntori 2015. Ai ka shërbyer si Zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkvore të Perusë midis viteve 2018 dhe 2023.

Është anëtar i Kongregatës për Klerin në vitin 2019 dhe anëtar i Kongregatës për Ipeshkvijtë në vitin 2020. Më 15 prill të po këtij viti, Papa e emëron administrator apostolik të dioqezës së Callao-s.

Më 30 janar 2023, Papa Françesku e emëroi atë Prefekt të Dicasterit për Ipeshkvijtë. Të njëjtin vit, ai u krijua dhe u shpall kardinal, dhe u emërua President i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Pas vdekjes së Papës Françesku, konklava e mbledhur në Romë zgjedh Robert Prevost-in si Papën e ri më 8 maj 2025, në festën e Zojës së Pompeit.

Motoja e Papës Leonit XIV është “in Illo uno unum“, që përkthehet “në të Vetmin, jemi një” ose “në Të, një i vetëm”. Kjo frazë, e marrë nga një shpjegim i Shën Agustin-it mbi Psalmin 127, shpreh mendimin e tij mbi bashkimin dhe bashkësinë e të krishterëve në Krishtin.