Ecja

Ecja
Neokatekumenale

Ecja Neokatekumenale lindi në vitin 1964 në baraka të Palomeras Altas, në Madrid (Spanjë).

Krishti Pantokrator — ikona e Kiko Argüello-s
Krishti Pantokrator · Kiko Argüello
Unë e njoh Ecjen Neokatekumenale si një itinerar të formimit katolik të vlefshëm për shoqërinë dhe për kohët e sotme
Shën Gjon Pali II
Letra Ogniqualvolta
Barakat e Palomeras Altas, 1964
Palomeras Altas · Madrid · 1964

NJË SINTESË TEOLOGJIKO-KATEKETIKE NDËRMJET MË TË VARFËRVE

Popullësia e vendit përbëhej nga shtresat më të degraduara të shoqërisë: ciganë dhe “quinqui” [kinki], shumica analfabetë, endacakë, hajdutë, prostituta, kriminelë të rinj, emigrantë etj. Pikërisht në këtë mjedis mbiu fara e Ecjes Neokatekumenale: midis të varfërve dhe të margjinalizuarve, që mirëpresin shpalljen e Krishtit të vdekur dhe të ngjallur, Shpirti i Shenjtë fillon një proces të hyrjes në jetën e krishterë sipas modelit të katekumenatit të Kishës së lashtë.

Kështu lindi bashkësia e parë e themeluar mbi trekëmbësh: Fjala e Zotit-Liturgjia-Bashkësia, që çon në një bashkim vëllazëror dhe në një besim të rritur.

Fjala e Zotit
Liturgjia
Bashkësia

Të dhënat e Ecjes Neokatechumenale

20 300 Bashkësi
1 392 Dioqeza
6 197 Famullitë
139 Kombe
  • 116 Seminare Redemptoris Mater
  • 1 903 Seminaristë dhe 61 dhiakonë
  • 3 263 Priftërinj të formuar në SRM
  • 936 Familjet në mision, ungjillëzojnë në 209, Missio ad Gentes në 68 kombet
  • 738 Për të përforcuar bashkësitë, duke mbështetur ecjen e tyre të fesë, në vende të ndryshme.
  • 300 Familjet nëpër ekipat itinerat

Përditësim Korrik 2025:

Duhet të bëhën bashkësi të krishtera si Familja e Shenjtë e Nazaretit

që të jetojnë në

përvujtëri
thjeshtësi
lavdërim
«Tjetri është Krishti»