1. IDENTITETI I PËRGJEGJËSIT
Për të përmbushur atë që përcaktohet në Ligjin 34/2002, të 11 korrikut, mbi shërbimet e shoqërisë së informacionit dhe të tregtisë elektronike, tregohen të dhënat e informacionit të përgjithshëm të kësaj faqeje internet:
– Titullari: Fundación Familia de Nazaret
– Regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë, Regjistri i Entiteteve Fetare, me Nr. 112-SE/F – CIF G-80560303
– Adresa: C/ Blasco de Garay, 8, 28015 – Madrid (Spanjë)
– Kontakti:
[email protected]
ose në telefonin: +34 914 47 30 37
Kjo faqe internet është pronë e Ecjes Neokatekumenale. Me qëllimin që përdorimi i Faqes së Internetit t’i përshtatet kritereve të transparencës, të kthjelltësisë dhe të thjeshtësisë, Ecja Neokatekumenale informon përdoruesin që për çdo sugjerim ose pyetje mund të kontaktojë me të dhënat e paraqitura më sipër ose me formularin e kontaktit të kësaj faqeje.
2. KUSHTET E PËRDORIMIT
Përdoruesi zotohet të përdorë informacionin dhe shërbimet që ofron kjo Faqe Interneti, në përputhje me Ligjin dhe në pajtim me moralin, me zakonet e mira të pranuara dhe me rendin publik, pa qenë në asnjë rast përdorimi fyes për emrin e mirë dhe imazhin e Titullarit, të përdoruesve të tjerë të faqes ose të të tretëve.
Ecja Neokatekumenale ofron përmbajtjen dhe shërbimet që janë në dispozicion në Faqen e Internetit, duke u nënshtruar kushteve të botuara dhe Politikës së Privatësisë. Hyrja në këtë Faqe Interneti ose përdorimi i saj në çdo formë ju jep cilësimin e “Përdoruesit” dhe përfshin pranimin pa rezerva të të gjitha dhe të secilit prej kushteve të botuara dhe të Politikës së Privatësisë, duke ruajtur Ecja Neokatekumenale të drejtën t’i ndryshojë ato në çdo moment. Për pasojë, do të jetë përgjegjësi e çdo Përdoruesi leximi i kujdesshëm i kushteve të botuara dhe i Politikës së Privatësisë në fuqi; në rast mospajtimi me ndonjë nga pikat e parashtruara këtu, duhet të përmbahet nga përdorimi.
Fundación Familia de Nazaret është pronare dhe/ose licencuese e të gjithë përmbajtjes së kësaj faqeje, përfshirë imazhet, dizajnet grafike, tekstin, markat, logot dhe çdo lloj të dhënash, strukturën e faqes, dizajnin e saj dhe kodin burim, duke i takuar në ekskluzivitet ushtrimi i të gjitha të drejtave, përfshirë atyre të riprodhimit, të shpërndarjes, të modifikimit dhe të komunikimit, pa mundur të kuptohet se hyrja në Portal jep ndonjë të drejtë mbi ato, ndaj vënia e tyre në dispozicion, përdorimi, konsultimi i mundshëm ose shkarkimi nuk përfshin në asnjë rast asnjë kalim të përdorimit mbi pronësinë intelektuale ose industriale të materialit ose përmbajtjes së përmendur.
Përdoruesi detyrohet të bëjë një përdorim të drejtë të Portalit në përputhje me ligjin dhe me këtë njoftim ligjor, dhe do të përgjigjet për çdo dëm ose humbje që mund të shkaktojë, qoftë Titullarit qoftë të tretëve, si pasojë e mospërmbushjes së këtij detyrimi. Gjithashtu përdoruesi pranon shprehimisht që edhe hyrja në këtë faqe edhe përdorimi që mund të bëhet i informacionit që përmban ajo, është përgjegjësi e vetme e atij që e kryen, duke nuk përgjigjur Fundación Familia de Nazaret në asnjë rast për dëmet dhe humbjet e mundshme që mund të rrjedhin nga hyrja ose përdorimi i saj, e as për gabimet ose dëmet e mundshme që mund të pësojë përdoruesi në sistemin e vet informatik ose në mjetet telematike, e as për ato që për atë vetë ose për cilindo të tretë mund të rrjedhin nga përdorimi i pasaktë, i papërshtatshëm ose i paligjshëm i informacionit që paraqitet në këtë faqe.
Gjithashtu, Përdoruesi njoftohet se, në disa raste, mund të vendosen Kushte të Veçanta për përdorimin në Faqen e Internetit të përmbajtjeve dhe/ose shërbimeve të posaçme. Përdorimi i këtyre përmbajtjeve ose shërbimeve do të përfshijë pranimin e Kushteve të Veçanta të përcaktuara në ato.