María Ascensión

María Ascensión Romero

María Ascensión Romero

María Ascensión Romero Antón u përfshi në ekipin ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale në janar të vitit 2018, me kërkesë të Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën të Selisë së Shenjtë, siç përcaktojnë Statutet e Ecjes.

María Ascensión lindi më 27 maj 1960 në Tudela, Navarra (Spanjë). Ajo është e treta nga katër fëmijë dhe ka studiuar në kolegjin e Shoqërisë së Marisë (i njëjti ku ishte formuar edhe Carmen Hernández). Më pas, ajo u transferua në Soria për të studiuar për Mësuese dhe atje, në moshën 19-vjeçare, njohu Ecjen Neokatekumenale.

Ajo ka ecur për shumë vite në një Bashkësi Neokatekumenale në Tudela, deri kur u transferua në Madrid për të punuar si mësuese dhe atje vazhdoi Ecjen në famullinë e Shën Katerinës së Sienës.

Në DBR-në e Santiago de Compostela me Shën Gjon Palin II, ajo ndjeu thirrjen për ungjillizim, të cilën e konfirmoi në takimin thirror në Zaragoza me iniciatorët e Ecjes.

Në vitin 1991, ajo kreu misionin e saj të parë itinerant në dioqezën e Ciudad Real (Spanjë). Në vitin 1992, ajo u nis për mision në ish-BRSS, ku qëndroi për 25 vjet duke ungjillizuar në vende të ndryshme: Bjellorusi, Kazakistan dhe Rusi.

Më 2 shkurt 2018, ajo u emërua zyrtarisht anëtare e Ekipit Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale.