
Këtë mëngjes, më 5 qershor 2025, në orën 11:00, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, Shenjtëria e Tij Papa Leone XIV priti për herë të parë në audiencë private Ekipin Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale: Kiko Argüello, Padre Mario Pezzi dhe María Ascensión Romero.
Kiko e përshëndeti Papën duke i thënë se ishte shumë i lumtur që Zoti na ka dhënë një Papë misionar, sepse kjo është edhe misioni i Ecjes Neokatekumenale, si në kombet që nuk e njohin Krishtin, ashtu edhe në ato që e kanë braktisur.
Kiko i dhuroi Papës një kopje të ikonës së Zojës së Ecjes, që ndodhet në një kapelë të Katedrales së Madridit, ku janë shkruar fjalët që përmbledhin misionin e Ecjes: “Duhet të bëhen bashkësi si Familja e Shenjte e Nazaretit, që jetojnë në përvujtëri, thjeshtësi dhe lavdërim. Tjetri është Krishti.” I dhuroi gjithashtu një kopje të librit të fundit, në të cilin janë mbledhur mbi 400 citime të Carmen mbi gruan, shprehje e teologjisë së saj: “Zemër e pandarë, mision dhe virgjinitet” – një dhuratë që Papa pranoi me kënaqësi.

Kiko kujtoi gjithashtu se ishte një gëzim i madh që zgjedhja e tij ndodhi më 8 maj, festa e Virgjëres së Pompeit, sepse kjo fest, kjo datë ka një domethënie të veçantë për Ecjen.
Papa u habit nga ky rastësi dhe Kiko tregoi se në 1968, sapo kishte mbërritur në Itali me Carmen Hernández, u çua në Pompej për të vendosur Ecjen nën mbrojtjen e Zojës së Pompejit. Dhe, pikërisht më 8 maj të vitit 1974, për herë të parë një Papë, Shën Pali VI, priti në audiencë Nismetarët e Ecjes dhe disa itinerantë – tregoi Kiko – duke na thënë fjalë shumë profetike që kanë qenë ndihmë e madhe për Ecjen: “Ja frytet e Koncilit… Ju, duke qenë ajo që jeni, bëni tashmë ungjillëzim.” “Ju bëni atë që bënte Kisha e hershme përpara pagëzimit; ju e bëni pas; por para ose pas është dytësore, e rëndësishme është që të shikohet tek vërtetësia e jetës së krishterë dhe kjo është diçka që na ngushëllon jashtë mase.”
Gjatë takimit shumë miqësor, Ekipi pati mundësi të informojë Papën për shumë veprimtari që Ecja po zhvillon në Kishë, nëpërmjet një itinerari të nxënies së krishterë që i ofrohet famullive dhe dioqezave, duke mbështetur familjet përballë sfidave të botës moderne, duke jetuar thirrjen e tyre, të hapura ndaj jetës se plot, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të takohen me Jezu Krishtin, i Vetmi që me të vërtet u përgjigjet shqetësimeve të tyre.

Papa Leone XIV u habit gjithashtu nga numri i madh i familjeve që, mirënjohëse naj Zotit për jetën e re që u është dhënë, janë vënë në dispozicion të misionit të Kishës në zonat më të varfra dhe të vështira të botës. U befasua gjithashtu nga prania e Ecjes në 138 vende dhe nga numri i seminareve Redemptoris Mater të hapura aktualisht në më shumë se njëqind dioqeza në 5 Kontinente si edhe nga shumë seminaristë që po përgatiten në to për t’u bërë meshtarë dioqezanë misionarë.
Ekipi ndërkombëtar i Ecjes pati gjithashtu mundësinë ta informojë Papën për veprën e ungjillizimit që shumë itinerantë po kryejnë në shumë dioqeza, në shumë vende në të cilet ka edhe shumë vështirësitë që veprimtaria misionare gjen gjithkund.
Ati i Shenjtë i nxiti të vazhdojnë këtë shërbim kaq të çmuar për jetën e Kishës dhe me bekimin e tij konfirmoi Ungjillin e Gjonit të asaj dite (Gjn 17,20-26), i cili flet për dashurinë dhe njësin, udha që çon njeriun e sotëm drejt takimit me Krishtin – fjalët që i janë shumë të dashura Atit të Shenjtë, i cili i ka vendosur si moto në stemën e tij: “In illo Uno, Unum”, por gjithashtu aq të pranishme në përvojën e Kikos dhe përbërëse të itinerarit të Ecjes.
