ECJA NË KOHËT E SOTME

Më 19 korrik 2016, Carmen Hernández, nismetare e Ecjes së bashku me Kiko Argüello, vdiq dhe u varros në Seminarin Redemptoris Mater në Madrid. Meqenëse ekipi ndërkombëtar mbeti i paplotë, me kërkesë të Selisë së Shenjtë – dhe sipas asaj që u vendos në Statutin e Ecjes Neokatekumenale – spanjollja María Ascensión Romero, një itinerante në Rusi për 25 vjet, u përfshi si anëtare e ekipit ndërkombëtar.

Ecja Neokatekumenale është në shërbim të Ipeshkvinjve dhe Famullitarëve si një itinerar i rizbulimit të pagëzimit dhe formimit të vazhdueshem në besim, dhe propozohet besimtarëve që dëshirojnë të ngjallin, në jetën e tyre, pasurinë e hyrjes në jeten e krishterë.

Ecja – itinerari i së cilës përjetohet në famulli, në komunitete të vogla, të përbërë nga njerëz të moshave dhe kushteve shoqërore të ndryshme – gradualisht i çon besimtarët në intimitet me Jezu Krishtin dhe i shndërron ata në subjekte aktive në Kishë dhe dëshmitarë të besueshëm të Lajmit të Mirë. Ecja është gjithashtu një mjet për hyrjen në jeten e krishterë të të rriturve që përgatiten për të marrë pagëzimin.


Të dhënat e Ecjes Neokatechumenale

Përditësim Korrik 2025:

Komunitetet : 20 300

Dioqeza: 1 392

Famullitë: 6 197

Kombe: 139

Seminaret misionare dioqezane:

Seminare Redemptoris Mater: 116

Seminaristë: 1 903 dhe 61 dhiakonë

Priftërinj të formuar në SRM: 3 263

Familjet misionare:

Familjet në mision: 936, ungjillëzim në 209, , Missio ad Gentes në , në kombet 68.

Për të përforcuar bashkësitë, duke mbështetur ecjen e tyre të fesë: 738 në vende të ndryshme.

Familjet nëpër ekipat itinerat: 300.