Dita Botërore e të Rinjve mbledh përsëri të rinj nga e gjithë bota, këtë herë në Seul, nga data 3 deri më 8 gusht 2027. Për herë të parë pas shumë vitesh, DBR-ja zhvillohet në Azi, në një Kishë të re, e lindur nga dëshmia e laikëve dhe e martirëve, e cila sot mirëpret Papën dhe shtegtarët nga pesë kontinentet.
Ashtu si në çdo Ditë Botërore të të Rinjve, edhe këtë herë Ecja Neokatekumenale përgatitet të shtegtojë me bashkësitë e saja, të shoqëruara nga katekistët, meshtarët dhe familjet. Për të lehtësuar organizimin, vëllezërit nga Koreja kanë përgatitur një faqe të posaçme interneti, ku gjenden të gjitha informacionet praktike: përgatitja e shtegtimit, organizimi logjistik dhe regjistrimi i grupeve.
Faqja e internetit është e disponueshme në gjuhën koreane, angleze, italiane, spanjolle dhe polake.
Regjistrimet e grupeve hapen më 1 tetor 2026. U rekomandojmë përgjegjësve që të konsultojnë faqen e internetit paraprakisht dhe të kryejnë sa më parë regjistrimin e grupit të tyre.
