Karisma misionar dhe jetë e kushtuar

Në modalitetet e ndryshme të ungjillizimit të kryera nga Ecja, bëhët e nevojshme prania e burrave dhe grave beqare që kanë marrë një thirrje misionare për të mbështetur, shoqëruar dhe ungjillizuar, qoftë në misionet ad gentes qoftë edhe në ekipet itinerant, në seminare dhe në famulli. Për këtë arsye, në bashketesa ndërkombëtare dërgohen burra dhe gra, të cilët, duke jetuar itinerarin e fesë në Ecjen, ndjejnë thirrjen e Zotit për të ofruar jetën e tyre për Ungjillizimin e Ri.

Së bashku me të gjithë këta vëllezër e motra, që nga fillimi i Ecjes Neokatekumenale, qindra vajza, duke përjetuar këtë hyrje në jetën e krishterë, kanë ndjerë thirrjen për jetën e kushtuar dhe kanë hyrë në manastire të ndryshme në mbarë botën.