Më 26 gusht 1986, Gjon Pali II e mirëpriti me entuziazëm propozimin e Kikos, Karmenit dhe At Marios për të krijuar një Seminar Misionar Dioqezan në Romë për formimin e priftërinjve për Ungjillizimin e Ri dhe ia besoi ngritjen e tij Kardinalit Ugo Poletti, Vikarit të Shenjtërisë së Tij.
Në vitet në vijim, shumë ipeshkëv ndoqën shembullin e Atit të Shenjtë duke themeluar seminare të tjera. Që atëherë, 124 seminare janë ngritur (2020) në 5 kontinente, të cilat kanë 3 karakteristika thelbesore: ato janë dioqezane, misionare dhe ndërkombëtare. Formimi akademik, njerëzor dhe shpirtëror i këtyre seminaristëve përfshin edhe një periudhë ungjillëzimi misionar; më vonë, pasi të shugurohen meshtarë – pas disa vitesh shërbimi në famulli – ipeshkvi dioqezan i lejon të largohen për të shërbyer në mënyrat e ndryshme të misionit që kryen Ecja Neokatekumenale, siç përcaktohet dhe miratohet nga Selia e Shenjtë në Statut.
Seminari është ngritur nga një ipeshkëv dioqezan dhe mirëpret të rinjtë që kanë zbuluar thirrjen e tyre falë Hyrjes në jetën Krishterë që zhvillohet në Ecjen Neokatekumenale. Në seminar, një element specifik dhe thelbesor i procesit të formimit është pikërisht hyrja jë jetën e krishterë në bashkësitë, nëpërmjet Ecjes Neokatekumenale.
Nga viti 1990, viti i shugurimeve të para, deri në vitin 2019, 2.590 meshtarë u shuguruan në Seminaret e ndryshme Redemptoris Mater. Dhe janë mbi 2050 të rinj që vazhdojnë formimin e tyre.