Fjalimet e Papëve
Ecja Neokatekumenale në fjalët e papëve: fjalime, takime, nxitje, njohje, miratime …
Shën Pali VI (4 gusht 1976): “Koha jonë ka nevoj të merremi me rindërtimin e kishës, pothuajse, nga ana psikologjike dhe baritore, sikurse të fillonte përsëri, nga fillimi mund të themi, të rigjenerohet”.
Apostujt e parë, në grupe të vogla ungjillizimi, udhëtuan nëpër sinagogat duke shpallur lajmin e mirë: Zoti e ngjalli shërbëtorin e tij Jezusin, atë që ne e kemi mohuar duke kërkuar hirin për një vrastarë; Ai që vdiq pa rezistencë, pa i rezistuar të keqes, duke dashur armiqtë e tij, duke i shfajësuar, (“fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë”); Ai që i ofroi të keqen që i bënin atij – tortura dhe kryqëzimi – duke dëftuar se dashuria e tij ishte më e madhe se vdekja dhe se ai i donte edhe nëse ata i hiqnin jetën: Zoti e ngjalli nga vdekja dhe sot Ai është i gjallë, për të falur këtë dhe çdo mekat tjetër. (Kiko Argüello)