ÇFARË ËSHTË ECJA NEOKATEKUMENALE?
NJË SINTESË TEOLOGJIKO-KATEKETIKE NDËRMJET MË TË VARFËRVE
Ecja Neokatekumenale lindi në vitin 1964 në baraka të Palomeras Altas, në Madrid (Spanjë). Popullësia e vendit përbëhej nga shtresat më të degraduara të shoqërisë: ciganë dhe “quinqui” [kinki], shumica analfabetë, endacakë, hajdutë, prostituta, kriminelë të rinj, emigrantë etj. Pikërisht në këtë mjedis mbiu fara e Ecjes Neokatekumenale: midis të varfërve dhe të margjinalizuarve, që mirëpresin shpalljen e Krishtit të vdekur dhe të ngjallur, Shpirti i Shenjtë fillon një proces të hyrjes në jetën e krishterë sipas modelit të katekumenatit të Kishës së lashtë.

Në fillim të viteve 1960, Francisco José Gómez Argüello (Kiko), piktor spanjoll, fitues i Çmimit Kombëtar të Pikturës në vitin 1959, pas një krize ekzistenciale, zbuloi në vuajtjet e të pafajshmëve misterin e Krishtit të kryqëzuar, të pranishëm në të fundit të botës. Kjo përvojë e nxiti Kikos të braktisë gjithçka dhe, duke ndjekur gjurmët e Charles de Foucauld, ai shkoi të jetojë mes këtyre njerëzve të varfër të Palomeras Altas (periferia e Madridit).
Në këtë situatë, ai e mori frymëzimin e Virgjërës Mari: “Duhet të bëhën bashkësi të krishtera si Familja e Shenjtë e Nazaretit, që të jetojnë në përvujtëri, thjeshtësi dhe lavdërim. Tjetri është Krishti.”
Carmen Hernández, edhe ajo spanjolle, e diplomuar në Kimi, mori formimin e saj të parë teologjik në Institutin e Misionarëve të Krishtit Jezus. Ajo mori një diplomë në Teologji nga Domenikasit e Valencias dhe zbuloi rinovimin e Këshillit të Dytë të Vatikanit nëpërmjet liturgjisti Imzot Pedro Farnés Scherer.
Ajo kaloi dy vjet në Izrael, në kontakt me traditën e gjallë të popullit hebre dhe nëpër vendet të Tokës së Shenjtë, më pas u kthye në Madrid me shpresën që të formohei një grup misionar për të ungjillizuar minatorët e Oruros (Bolivi), falë Arkipëshkvi i atëhershëm i La Pazit, Imzot Jorge Manrique Hurtado. Nëpërmjet motrës së tij ajo bie në kontakt me Kiko Argüello në baraka të Palomeras, ku ndërton një kasolle, mbështetur në murin e një fabrike dhe fillon të bashkëpunojë me Kikon.
BASHKËSIA E PARË NË BARAKA TË PALOMERAS NË MADRID

Temperamenti artistik i Kikos, përvoja e tij ekzistenciale, formimi i tij si katekist në Lëvizjen “Cursillos de Cristiandad” dhe nxitja e Carmen-es për ungjillizimin, trajnimi i tij teologjik, njohuritë e tij për Misterin e Pashkëve dhe rinovimi i Këshillit të Dytë të Vatikanit, së bashku me situatën e tij ne mes të më të varfërve të tokës, krijonin atë laborator ku u realizua sinteza kerygmatike teologjiko-katetike, që është shtylla kurrizore e këtij procesi të ungjillizimit të të rriturve që është Ecja Neokatekumenale.
Kështu lindi bashkësia e parë e themeluar mbi trekëmbësh: Fjala e Zotit-Liturgjia-Bashkësia, që çon në një bashkim vëllazëror dhe në një besim të rritur.
Kjo përvojë e re kateketike, e lindur në procesin e rinovimit të frymëzuar nga Këshilli i Dytë i Vatikanit, u mirëprit pozitivisht nga Arkipëshkvi i atëhershëm i Madridit, Imzot Casimiro Morcillo, i cili i nxiti nismëtarët e Ecjes për ta përhapur atë në famullitë që e kërkuan. Përvoja u përhap gradualisht në Arkidioqezën e Madridit, në Zamora dhe në dioqeza të tjera spanjolle.
ECJA ARRIN NË ROMË
Pasi formuan bashkësin e parë mes të varfërve, Kiko dhe Carmen u ftuan nga disa famullitarë në Madrid dhe Spanjë për ta sjellë këtë përvojë në famullitë e tyre, për shembull në Zamora, në një situatë shumë të ndryshme. Imzot Dino Torreggiani, një prift italian, themelues i Institutit të Shërbëtorëve të Kishës (një kongregacion priftërinjsh kushtuar kujdesit baritor të të margjinalizuarve, ciganëve dhe emigrantëve) dhe për të cilit ka filluar procesi i lumturimit, takon Kikon dhe Carmenin duke ndjekur katekezët në famullinë e Santiagos (Shën Jakobi) në Avila (Spanjë), në vitet 66-67. Në përvojën e Kikos dhe Carmenit, ai mendon të gjëjë një përgjigje ndaj nevojës së ungjillizimit të më të largët, të të fundit, dhe i fton në Romë, ku shkoinë të shoqeruar nga një prift prej Seviljes.
Para se të niset udhëtimi, ata takohen me Arkipëshkv e Madridit, Imzot Casimiro Morcillo, i cili kishte mbështetur Kikon dhe Carmen në baraka dhe që kishte nxitur zgjerimin e Ecjes në kryeqytet. Arkipëshkvi u jep atyre një letër rekomandimi për vikarin e Papës në Romë, kardinalin Angelo Dell’Acqua dhe një tjetër për kardinalin e Firences, Ermenegildo Florit.

Kiko dhe Carmen mbërritën në Romë në korrik 1968. Pak më pas, Don Dino Torreggiani i çoi në shenjtëroren e Virgjëres së Pompeit (Napoli), për ta vendosur misionin e tyre nën mbrojtjen e Madonës së Pompeit, kaq popullore në vend.
Don Dino më pas i çon ata për të vizituar disa famullitarët, për t’u paraqitur atyre Ecjen, siç ajo kishte filluar ndër më të varfërit e Madridit. Por askush nuk është i interesuar ta mirëpresë; vetë rinovimi i Këshillit të Vatikanit është vetëm në fillim dhe akoma nuk kuptohet. Kiko dëgjon atëhërë thirrjen e Zotit për të filluar përsëri nga baraka dhe shkon të jetojë mes të varfërve të Borghetto Latino, në periferi të Romës, duke pritur që Zoti t’i shfaqë vullnetin e tij.
Kiko gjen një strehim në këtë zonë të degraduar të Romës; disa të rinj që shërbejnë atje mbeten të habitur nga përvoja e tij dhe e ftojnë në një takim me komunitetit bazë në Nemi (qytet jo shumë larg nga Roma).
Këtu, në një dhomë plot me të rinj – pothuajse të gjithë nga të majtë politikë – i kërkohet të japë përvojën e tij. Disa prej tyre më pas e ftojnë Kikon në një meshë të animuar me kitara, në kriptin e famullisë romake të Martirëve Kanadezë. Në fund e pyesin mendimin e tij dhe Kiko u thotë: “Kisha nuk rinovohet me kitara, por me shpalljen e Kerigmës dhe të Misterit të Pashkës”.
Më vonë Kiko i çon këta të rinj në një ushtrim shpirterorë, ku hapet mundësia për të filluar katekzat të Ecjes në famullinë e tyre.
Dhe kështu, më 2 nëntor 1968, lindi bashëkesia e parë Neokatekumenal i Martirëve Kanadezë, e përbërë nga 70 persona.
Ecja fillon atëhërë të shtrihet nëpër famulli të tjera dhe At Mario Pezzi i bashkohet ekipit, i përbërë nga Kiko dhe Carmen.
ECJA, FRUT I KËSHILLIT TË DYTË TË VATIKANIT
Në vitin 1974, Papa Shën Pali VI, në një audiencë të dhënë bashkësive të para Neokatekumenale, e njohu Ecjen si fryt të Këshillit të Dytë të Vatikanit: “Ja, këtu janë frytet e Këshillit! Ju bëni pas pagëzimit atë që Kisha e lasht e bënte para pagëzimit: unë do të thosha para ose pas, është dytësore. Fakti është se ju kërkoni autenticitetin, plotësinë, koherencën, sinqeritetin e jetës së krishterë. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe, e cila na ngushëllon jashtëzakonisht shumë (…)”. “Sa gëzim dhe shpresë na jepni me praninë dhe aktivitetin tuaj!”.

Papët e mëvonshëm e kanë promovuar dhe njohur Ecjen si frytin dhe frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë në ndihmë të Kishës. Këtë e bëri edhe Gjon Pali I, i cili mirëpriti Kikon dhe Karmenin kur ai ishte Patriark i Veneciës për të filluar Ecjen në dioqezën e tij.
Shën Gjon Pali II promovoi, forcoi dhe favorizoi zhvillimin e kësaj hyrje në jeten e krishterë të të rriturve, duke inkurajuar metoda të reja misionare dhe thirrore, si familjet në mision dhe krijimin e seminareve misionare dioqezane Redemptoris Mater.
Në vitin 1990, Shën Gjon Pali II shkroi në letrën Ogniqualvolta: “Unë e njoh Ecjen Neokatekumenale si një itinerar të formimit katolik të vlefshëm për shoqërinë dhe për kohët e sotme” dhe “Prandaj shpresoj që vëllezërit në episkopatë ta vlerësoinë dhe ta ndihmojnë – së bashku me priftërinjtë e tyre – këtë vëpër për ungjillizimin e ri”.
FRUTET E PARA MISIONARE ME SHËN GJON PALI II

Ecja Neokatekumenale fillon të përhapet si një itinerar i formimit katolik dhe maturimit në fenë dhe shfaqen frytet e para dhe karizmat të ungjillizimit karakteristikët për këtë realitet kishtar. Në vitin 1986, Shën Gjon Pali II mirëpres me gëzim dhe favorizon lindjen e Seminarit të parë Redemptoris Mater në Romë.
Që nga Jubileu Rinor i vitit 1984 dhe nga Dita e parë Botërore e Rinisë (WYD), e thirrur nga Shën Gjon Pali II në 1986, mijëra të rinj nga Ecja Neokatekumenale e shoqërojnë Atin e Shenjtë në këto ngjarje. Që atëherë, në ditët pas çdo WYD, përgjegjësit e Ecjes kanë një mbledhje thirrore, në të cilën qindra djem deftoinë disponueshmërinë e tyre për priftërinë dhe vajza për jetën e kushtuar.
Në vitin 1988, në qytetin italian të Porto San Giorgio, Shën Gjon Pali II dërgoi 100 familjet e para në misione në vende të ndryshme të botës.
Që nga viti 1997, Shën Gjon Pali II ka qenë gjithashtu promotor i Statutit të Ecjes Neokatekumenale.
MIRATIMIN E STATUTEVE ME BENEDIKTI XVI
Benedikti XVI gjithashtu shoqëroi, mbështeti dhe inkurajoi zhvillimin misionar të Ecjes. Në vitin 2008, gjatë periudhës së pontifikatës së tij, Statutet u miratuan në menyrë përfundimtar nga Këshilli Papnor për Laikët. Nga ana e tij, në vitin 2010, Kongregacioni për Doktrinën e Besimit i dha miratimin e tij doktrinor Drejtorisë Kateketike.

NXITJA E RE E DHËNË NGA PAPA FRANCISKO

“Falënderoj Zotin për gëzimin e besimit tuaj dhe për forcen e dëshmisë tuaj të krishterë, fal Zotit! (…) Ju falënderoj për gjithçka që bëni në Kishë dhe në botë”, tha Papa Françesku në audiencën e parë me Nismëtarët dhe disa vëllezërit dhe motrat e Ecjes në 2014.
Papa i tanishem, në disa raste, ka dërguar familje në mision, priftërinj dhe misione të reja Ad Gentes në zonat e çkristeruara të botës.
Më 6 mars 2015, në një tjetër takim me Ecjen, ai përshëndeti nismëtarët dhe vëllezërit e Ecjes të pranishëm në këtë mënyrë: “Përshëndes Nismëtarët e Ecjes Neocatechumenale, Kiko Argüello dhe Carmen Hernández, me At Mario Pezzi; Gjithashtu u shpreh atyre vlerësimin dhe inkurajimin tim për gjithçka që, nëpërmjet Ecjes, po bëjnë për të mirën e Kishës. Unë gjithmonë them se Ecja Neokatekumenale i bën shumë mirë Kishës!”.
ECJA NË KOHËT E SOTME
Më 19 korrik 2016, Carmen Hernández, nismetare e Ecjes së bashku me Kiko Argüello, vdiq dhe u varros në Seminarin Redemptoris Mater në Madrid. Meqenëse ekipi ndërkombëtar mbeti i paplotë, me kërkesë të Selisë së Shenjtë – dhe sipas asaj që u vendos në Statutin e Ecjes Neokatekumenale – spanjollja María Ascensión Romero, një itinerante në Rusi për 25 vjet, u përfshi si anëtare e ekipit ndërkombëtar.
Ecja Neokatekumenale është në
shërbim të Ipeshkvinjve dhe Famullitarëve si një itinerar i
rizbulimit të pagëzimit dhe formimit të vazhdueshem në besim, dhe
propozohet besimtarëve që dëshirojnë të ngjallin, në jetën e tyre, pasurinë
e hyrjes në jeten e krishterë.
Ecja – itinerari i së cilës përjetohet në famulli, në komunitete të vogla, të përbërë nga njerëz
të moshave dhe kushteve shoqërore të ndryshme – gradualisht i çon besimtarët në intimitet me Jezu Krishtin dhe i shndërron ata në subjekte aktive në Kishë dhe dëshmitarë të besueshëm të Lajmit të Mirë. Ecja është gjithashtu një mjet për hyrjen në jeten e krishterë të të rriturve që përgatiten për të marrë pagëzimin.
Të dhënat e Ecjes Neokatechumenale
Përditësim Korrik 2025:
Bashkësi: 20.300
Dioqeza: 1.392
Famullitë: 6.197
Kombe: 139
Seminaret misionare dioqezane:
Seminare Redemptoris Mater: 116
Seminaristë: 1.903 dhe 61 dhiakonë
Priftërinj të formuar në SRM: 3.263
Familjet misionare:
Familje në mision: 936 duke ungjillizuar në 209 Missio ad Gentes në 68 kombe
Për të përforcuar bashkësitë, duke mbështetur ecjen e tyre të fesë: 738 në vende të ndryshme.
Familjet nëpër ekipat itinerat: 300.
EKIP NDËRKOMBËTAR




