Fjalimet e Papëve
Ecja Neokatekumenale në fjalët e papëve: fjalime, takime, nxitje, njohje, miratime …
Shën Pali VI (4 gusht 1976): “Koha jonë ka nevojë të merremi me rindërtimin e kishës, pothuajse, nga ana psikologjike dhe baritore, sikurse të fillonte përsëri, nga fillimi mund të themi, të rigjenerohet”.
Apostujt e parë, në grupe të vogla ungjillëzimi, përshkonin sinagogat duke shpallur Lajmin e Mirë: Hyji e ka ringjallur shërbëtorin e tij Jezus, atë që ne e mohuam duke kërkuar faljen për një vrasës; atë që vdiq pa bërë qëndresë, pa i rezistuar së keqes, duke dashur armiqtë e vet, duke i shfajësuar ata (“fali, sepse nuk dinë çfarë bëjnë”); atë që e pranoi të keqen që i shkaktonin –torturën dhe kryqin– duke dëshmuar se dashuria e tij ishte më e madhe se vdekja dhe se nuk pushonte së dashuri, edhe pse ata po ia merrnin jetën: Hyji e ka ringjallur prej së vdekurish dhe sot Ai është i gjallë, për të falur këtë dhe çdo krim tjetër.




