Të enjten, më 13 nëntor, At Mario Pezzi, presbitër i Ekipit Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale, do të marrë Doktoraturën Honoris Causa në Teologji nga Universiteti Katolik i San Antonios në Murcia (UCAM).

Investitura do të bëhet gjatë ceremonisë së hapjes së vitit akademik 2025-2026, në prani të Imzot José Manuel Lorca Planes, Ipeshkëv i Dioqezës së Kartagjenës-Murcia, të Presidentes së UCAM-it, María Dolores García Mascarell, të Rektorës së madhë, Josefina García Lozano dhe të autoriteteve të ndryshme civile dhe fetare, si dhe vëllezërve të shumtë të Ecjes Neokatekumenale që vijnë nga Italia dhe Spanja.

Ceremonia, e paraprirë nga një kremtim eukarisitik, do të përfshijë Laudatio-n, investiturën solemne dhe Lectio Magistralis të Doktorit të ri Honoris Causa, At Mario Pezzi.

Në orën 10:30 (Spanjë UTC +1), do të kremtohet Eukaristia solemne, e udhehequr nga Ipeshkvi i Dioqezës, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes këtij linku:
Ecja Neokatekumenale Youtube Icon

Në orën 12:00 (Spanjë UTC +1), do të bëhet dorëzimi i Doktoraturës Honoris Causa, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt përmes këtij linku:
Ecja Neokatekumenale Youtube Icon

Share: