Papa Leone XIV pret Kiko Argüellon, nismetarin e Ecjes Neokatekumenale

Këtë mëngjes, më 5 qershor 2025, në orën 11:00, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, Shenjtëria e Tij Papa Leone XIV priti për herë të parë në audiencë private Ekipin Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale: Kiko Argüello, Padre Mario Pezzi dhe María Ascensión Romero. Kiko e përshëndeti Papën duke i thënë se ishte shumë i lumtur që Zoti na ka dhënë një Papë misionar, sepse kjo është edhe misioni i Ecjes Neokatekumenale,

Zgjedhja e Papës Leoni XIV

Me gëzim të madh Ecja Neokatekumenale ka marrë lajmin për zgjedhjen e Kardinalit Robert Prevost si Pasardhës i Pjetrit. Fjalët e tij të para na mbushën me gëzim sepse vunë në qendër Krishtin e Ngjallur, që na ofron paqen e Tij, dhe ungjillizimin që lind nga një zemër misionare. Jehoi në mënyrë të veçantë në zemrën e të gjithë vëllezërve të Ecjes – dhe veçanërisht në zemrën time – fakti