Papa Leone XIV pret Kiko Argüellon, nismetarin e Ecjes Neokatekumenale
Këtë mëngjes, më 5 qershor 2025, në orën 11:00, në Bibliotekën e Pallatit Apostolik, Shenjtëria e Tij Papa Leone XIV priti për herë të parë në audiencë private Ekipin Ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale: Kiko Argüello, Padre Mario Pezzi dhe María Ascensión Romero. Kiko e përshëndeti Papën duke i thënë se ishte shumë i lumtur që Zoti na ka dhënë një Papë misionar, sepse kjo është edhe misioni i Ecjes Neokatekumenale,