HISTORI

ÇFARË ËSHTË ECJA NEOKATEKUMENALE?


NJË SINTESË TEOLOGJIKO-KATEKETIKE NDËRMJET MË TË VARFËRVE

Ecja Neokatekumenale lindi në vitin 1964 në baraka të Palomeras Altas, në Madrid (Spanjë). Popullësia e vendit përbëhej nga shtresat më të degraduara të shoqërisë: ciganë dhe “quinqui” [kinki], shumica analfabetë, endacakë, hajdutë, prostituta, kriminelë të rinj, emigrantë etj. Pikërisht në këtë mjedis mbiu fara e Ecjes Neokatekumenale: midis të varfërve dhe të margjinalizuarve, që mirëpresin shpalljen e Krishtit të vdekur dhe të ngjallur, Shpirti i Shenjtë fillon një proces të hyrjes në jetën e krishterë sipas modelit të katekumenatit të Kishës së lashtë.

Imzot Casimiro Morcillo viziton barakat në Palomeras në Madrid. Kiko dhe Carmen e shoqërojnë.

Në fillim të viteve 1960, Francisco José Gómez Argüello (Kiko), piktor spanjoll, fitues i Çmimit Kombëtar të Pikturës në vitin 1959, pas një krize ekzistenciale, zbuloi në vuajtjet e të pafajshmëve misterin e Krishtit të kryqëzuar, të pranishëm në të fundit të botës. Kjo përvojë e nxiti Kikos të braktisë gjithçka dhe, duke ndjekur gjurmët e Charles de Foucauld, ai shkoi të jetojë mes këtyre njerëzve të varfër të Palomeras Altas (periferia e Madridit).

Në këtë situatë, ai e mori frymëzimin e Virgjërës Mari: “Duhet të bëhën bashkësi të krishtera si Familja e Shenjtë e Nazaretit, që të jetojnë në përvujtëri, thjeshtësi dhe lavdërim. Tjetri është Krishti.”

Carmen Hernández, edhe ajo spanjolle, e diplomuar në Kimi, mori formimin e saj të parë teologjik në Institutin e Misionarëve të Krishtit Jezus. Ajo mori një diplomë në Teologji nga Domenikasit e Valencias dhe zbuloi rinovimin e Këshillit të Dytë të Vatikanit nëpërmjet liturgjisti Imzot Pedro Farnés Scherer.

Ajo kaloi dy vjet në Izrael, në kontakt me traditën e gjallë të popullit hebre dhe nëpër vendet të Tokës së Shenjtë, më pas u kthye në Madrid me shpresën që të formohei një grup misionar për të ungjillizuar minatorët e Oruros (Bolivi), falë Arkipëshkvi i atëhershëm i La Pazit, Imzot Jorge Manrique Hurtado. Nëpërmjet motrës së tij ajo bie në kontakt me Kiko Argüello në baraka të Palomeras, ku ndërton një kasolle, mbështetur në murin e një fabrike dhe fillon të bashkëpunojë me Kikon.


BASHKËSIA E PARË NË BARAKA TË PALOMERAS NË MADRID

Kremtimi i Fjalës në një barakë në Palomeras Altas, Madrid

Temperamenti artistik i Kikos, përvoja e tij ekzistenciale, formimi i tij si katekist në Lëvizjen “Cursillos de Cristiandad” dhe nxitja e Carmen-es për ungjillizimin, trajnimi i tij teologjik, njohuritë e tij për Misterin e Pashkëve dhe rinovimi i Këshillit të Dytë të Vatikanit, së bashku me situatën e tij ne mes të më të varfërve të tokës, krijonin atë laborator ku u realizua sinteza kerygmatike teologjiko-katetike, që është shtylla kurrizore e këtij procesi të ungjillizimit të të rriturve që është Ecja Neokatekumenale.

Kështu lindi bashkësia e parë e themeluar mbi trekëmbësh: Fjala e Zotit-Liturgjia-Bashkësia, që çon në një bashkim vëllazëror dhe në një besim të rritur.

Kjo përvojë e re kateketike, e lindur në procesin e rinovimit të frymëzuar nga Këshilli i Dytë i Vatikanit, u mirëprit pozitivisht nga Arkipëshkvi i atëhershëm i Madridit, Imzot Casimiro Morcillo, i cili i nxiti nismëtarët e Ecjes për ta përhapur atë në famullitë që e kërkuan. Përvoja u përhap gradualisht në Arkidioqezën e Madridit, në Zamora dhe në dioqeza të tjera spanjolle.


ECJA ARRIN NË ROMË

Pasi formuan bashkësin e parë mes të varfërve, Kiko dhe Carmen u ftuan nga disa famullitarë në Madrid dhe Spanjë për ta sjellë këtë përvojë në famullitë e tyre, për shembull në Zamora, në një situatë shumë të ndryshme. Imzot Dino Torreggiani, një prift italian, themelues i Institutit të Shërbëtorëve të Kishës (një kongregacion priftërinjsh kushtuar kujdesit baritor të të margjinalizuarve, ciganëve dhe emigrantëve) dhe për të cilit ka filluar procesi i lumturimit, takon Kikon dhe Carmenin duke ndjekur katekezët në famullinë e Santiagos (Shën Jakobi) në Avila (Spanjë), në vitet 66-67. Në përvojën e Kikos dhe Carmenit, ai mendon të gjëjë një përgjigje ndaj nevojës së ungjillizimit të më të largët, të të fundit, dhe i fton në Romë, ku shkoinë të shoqeruar nga një prift prej Seviljes.

Para se të niset udhëtimi, ata takohen me Arkipëshkv e Madridit, Imzot Casimiro Morcillo, i cili kishte mbështetur Kikon dhe Carmen në baraka dhe që kishte nxitur zgjerimin e Ecjes në kryeqytet. Arkipëshkvi u jep atyre një letër rekomandimi për vikarin e Papës në Romë, kardinalin Angelo Dell’Acqua dhe një tjetër për kardinalin e Firences, Ermenegildo Florit.

Kiko Argüello dhe Carmen Hernández në fillim të Ecjes Neocatechumenale në Romë.

Kiko dhe Carmen mbërritën në Romë në korrik 1968. Pak më pas, Don Dino Torreggiani i çoi në shenjtëroren e Virgjëres së Pompeit (Napoli), për ta vendosur misionin e tyre nën mbrojtjen e Madonës së Pompeit, kaq popullore në vend.

Don Dino më pas i çon ata për të vizituar disa famullitarët, për t’u paraqitur atyre Ecjen, siç ajo kishte filluar ndër më të varfërit e Madridit. Por askush nuk është i interesuar ta mirëpresë; vetë rinovimi i Këshillit të Vatikanit është vetëm në fillim dhe akoma nuk kuptohet. Kiko dëgjon atëhërë thirrjen e Zotit për të filluar përsëri nga baraka dhe shkon të jetojë mes të varfërve të Borghetto Latino, në periferi të Romës, duke pritur që Zoti t’i shfaqë vullnetin e tij.

Kiko gjen një strehim në këtë zonë të degraduar të Romës; disa të rinj që shërbejnë atje mbeten të habitur nga përvoja e tij dhe e ftojnë në një takim me komunitetit bazë në Nemi (qytet jo shumë larg nga Roma).

Këtu, në një dhomë plot me të rinj – pothuajse të gjithë nga të majtë politikë – i kërkohet të japë përvojën e tij. Disa prej tyre më pas e ftojnë Kikon në një meshë të animuar me kitara, në kriptin e famullisë romake të Martirëve Kanadezë. Në fund e pyesin mendimin e tij dhe Kiko u thotë: “Kisha nuk rinovohet me kitara, por me shpalljen e Kerigmës dhe të Misterit të Pashkës”.

Më vonë Kiko i çon këta të rinj në një ushtrim shpirterorë, ku hapet mundësia për të filluar katekzat të Ecjes në famullinë e tyre.

Dhe kështu, më 2 nëntor 1968, lindi bashëkesia e parë Neokatekumenal i Martirëve Kanadezë, e përbërë nga 70 persona.

Ecja fillon atëhërë të shtrihet nëpër famulli të tjera dhe At Mario Pezzi i bashkohet ekipit, i përbërë nga Kiko dhe Carmen.


ECJA, FRUT I KËSHILLIT TË DYTË TË VATIKANIT

Në vitin 1974, Papa Shën Pali VI, në një audiencë të dhënë bashkësive të para Neokatekumenale, e njohu Ecjen si fryt të Këshillit të Dytë të Vatikanit: “Ja, këtu janë frytet e Këshillit! Ju bëni pas pagëzimit atë që Kisha e lasht e bënte para pagëzimit: unë do të thosha para ose pas, është dytësore. Fakti është se ju kërkoni autenticitetin, plotësinë, koherencën, sinqeritetin e jetës së krishterë. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe, e cila na ngushëllon jashtëzakonisht shumë (…)”. “Sa gëzim dhe shpresë na jepni me praninë dhe aktivitetin tuaj!”.

Audienca me Shën Gjon Palin II. Carmen Hernández dhe At Mario Pezzi përshëndesin Shenjtërinë e Tij.

Papët e mëvonshëm e kanë promovuar dhe njohur Ecjen si frytin dhe frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë në ndihmë të Kishës. Këtë e bëri edhe Gjon Pali I, i cili mirëpriti Kikon dhe Karmenin kur ai ishte Patriark i Veneciës për të filluar Ecjen në dioqezën e tij.

Shën Gjon Pali II promovoi, forcoi dhe favorizoi zhvillimin e kësaj hyrje në jeten e krishterë të të rriturve, duke inkurajuar metoda të reja misionare dhe thirrore, si familjet në mision dhe krijimin e seminareve misionare dioqezane Redemptoris Mater.

Në vitin 1990, Shën Gjon Pali II shkroi në letrën Ogniqualvolta: “Unë e njoh Ecjen Neokatekumenale si një itinerar të formimit katolik të vlefshëm për shoqërinë dhe për kohët e sotme” dhe “Prandaj shpresoj që vëllezërit në episkopatë ta vlerësoinë dhe ta ndihmojnë – së bashku me priftërinjtë e tyre – këtë vëpër për ungjillizimin e ri”.


FRUTET E PARA MISIONARE ME SHËN GJON PALI II

Takimi me Shën Gjon Palin II. Kiko Argüello dhe Papa.

Ecja Neokatekumenale fillon të përhapet si një itinerar i formimit katolik dhe maturimit në fenë dhe shfaqen frytet e para dhe karizmat të ungjillizimit karakteristikët për këtë realitet kishtar. Në vitin 1986, Shën Gjon Pali II mirëpres me gëzim dhe favorizon lindjen e Seminarit të parë Redemptoris Mater në Romë.

Që nga Jubileu Rinor i vitit 1984 dhe nga Dita e parë Botërore e Rinisë (WYD), e thirrur nga Shën Gjon Pali II në 1986, mijëra të rinj nga Ecja Neokatekumenale e shoqërojnë Atin e Shenjtë në këto ngjarje. Që atëherë, në ditët pas çdo WYD, përgjegjësit e Ecjes kanë një mbledhje thirrore, në të cilën qindra djem deftoinë disponueshmërinë e tyre për priftërinë dhe vajza për jetën e kushtuar.

Në vitin 1988, në qytetin italian të Porto San Giorgio, Shën Gjon Pali II dërgoi 100 familjet e para në misione në vende të ndryshme të botës.

Që nga viti 1997, Shën Gjon Pali II ka qenë gjithashtu promotor i Statutit të Ecjes Neokatekumenale.


MIRATIMIN E STATUTEVE ME BENEDIKTI XVI

Benedikti XVI gjithashtu shoqëroi, mbështeti dhe inkurajoi zhvillimin misionar të Ecjes. Në vitin 2008, gjatë periudhës së pontifikatës së tij, Statutet u miratuan në menyrë përfundimtar nga Këshilli Papnor për Laikët. Nga ana e tij, në vitin 2010, Kongregacioni për Doktrinën e Besimit i dha miratimin e tij doktrinor Drejtorisë Kateketike.

Dërgimi i misioneve të para Ad Gentes në San Pedro nga Papa Benedikti XVI. Kiko Argüello përshëndet Shenjtërinë e Tij gjatë kremtimit.

NXITJA E RE E DHËNË NGA PAPA FRANCISKO

Papa Françesku mirëpret Kiko Argüello dhe At Mario Pezzi, përgjegjës ndërkombëtarë të Ecjes Neocatechumenale, në një takim privat.

“Falënderoj Zotin për gëzimin e besimit tuaj dhe për forcen e dëshmisë tuaj të krishterë, fal Zotit! (…) Ju falënderoj për gjithçka që bëni në Kishë dhe në botë”, tha Papa Françesku në audiencën e parë me Nismëtarët dhe disa vëllezërit dhe motrat e Ecjes në 2014.

Papa i tanishem, në disa raste, ka dërguar familje në mision, priftërinj dhe misione të reja Ad Gentes në zonat e çkristeruara të botës.

Më 6 mars 2015, në një tjetër takim me Ecjen, ai përshëndeti nismëtarët dhe vëllezërit e Ecjes të pranishëm në këtë mënyrë: “Përshëndes Nismëtarët e Ecjes Neocatechumenale, Kiko Argüello dhe Carmen Hernández, me At Mario Pezzi; Gjithashtu u shpreh atyre vlerësimin dhe inkurajimin tim për gjithçka që, nëpërmjet Ecjes, po bëjnë për të mirën e Kishës. Unë gjithmonë them se Ecja Neokatekumenale i bën shumë mirë Kishës!”.


ECJA NË KOHËT E SOTME

Më 19 korrik 2016, Carmen Hernández, nismetare e Ecjes së bashku me Kiko Argüello, vdiq dhe u varros në Seminarin Redemptoris Mater në Madrid. Meqenëse ekipi ndërkombëtar mbeti i paplotë, me kërkesë të Selisë së Shenjtë – dhe sipas asaj që u vendos në Statutin e Ecjes Neokatekumenale – spanjollja María Ascensión Romero, një itinerante në Rusi për 25 vjet, u përfshi si anëtare e ekipit ndërkombëtar.

Ecja Neokatekumenale është në shërbim të Ipeshkvinjve dhe Famullitarëve si një itinerar i rizbulimit të pagëzimit dhe formimit të vazhdueshem në besim, dhe propozohet besimtarëve që dëshirojnë të ngjallin, në jetën e tyre, pasurinë e hyrjes në jeten e krishterë.

Ecja – itinerari i së cilës përjetohet në famulli, në komunitete të vogla, të përbërë nga njerëz të moshave dhe kushteve shoqërore të ndryshme – gradualisht i çon besimtarët në intimitet me Jezu Krishtin dhe i shndërron ata në subjekte aktive në Kishë dhe dëshmitarë të besueshëm të Lajmit të Mirë. Ecja është gjithashtu një mjet për hyrjen në jeten e krishterë të të rriturve që përgatiten për të marrë pagëzimin.


Të dhënat e Ecjes Neokatechumenale
Përditësimi nëntor 2022:

Bashkësi: 21,066

Dioqeza: 1.366

Famullitë: 6.293

Kombet: 135

Seminaret misionare dioqezane:

Seminaret Redemptoris Mater: 121

Seminarist: 1900

Priftërinj të formuar në SRM: 2950

Familjet misionare:

Familje në mision: 1000 duke ungjillizuar në 212 Missio ad Gentes në 62 kombe

Për të përforcuar bashkësitë, duke mbështetur ecjen e tyre të fes: 800 në vende të ndryshme

Familjet nëpër ekipat itinerat: 300.


EKIP NDËRKOMBËTAR

Ekipi ndërkombëtar përgjegjës për Ecjen prej vitit 2018 përbëhet nga Kiko Argüello (përgjegjësi i ekipit), María Ascensión Romero dhe mështari At Mario Pezzi. Prej fillimit të Ecjes në vitin 1964, dhe deri në vitin 2016, ekipi u formua nga Kiko Argüello dhe Carmen Hernández, Nismetarët të Ecjs dhe Ati Mario Pezzi. Pas vdekjes së Carmen më 19 korrik 2016, María Ascensión Romero bashkohet me ekipin. Ekipi Ndërkombëtar promovon Ecjen Neokatekumenale në të gjithë botën, me bashkëpunimin e ekipave itinerantë në çdo komb. Përgjegjësia e tyre është: drejtimi i zhvillimit të Ecjes Neokatekumenale dhe garantimi i autenticitenit të saj; të kryejnë të gjitha veprimet që i përkasin sipas normave të Statutit; të kryejnë konsultimet që të jenë të përshtatshme; të mbainë marrëdhënie të rregullta me ipëshkvinjtë dioqezan; si dhe mbajtjen e marrëdhënieve të rregullta, ndër të tjera, me Dikasterin e Laikëve, Familjes dhe Jetës në Selinë e Shenjtë.

Equipo responsable internacional del Camino Neocatecumenal


BIOGRAFI