120.000 të rinj të Ecjes Neokatekumenale në Romë për Jubileun me Papën dhe një takim thirror

Në përfundim të Jubileut të të Rinjve, i dëshiruar nga Papa Françesku dhe i kremtuar nga Papa Leoni XIV, për t’i dhënë sërish shpresë botës së sotme, 120 mijë të rinj nga bashkësitë e Ecjes Neokatekumenale të 109 kombeve nga 5 kontinentet, janë mbledhur këtë mbrëmje, më 4 gusht, në të njëjtin vend të takimit me Papën, me Ekipin Ndërkombëtar: Kiko Argüello, Maria Ascensión dhe At Mario Pezzi. Në skenën