Logoja e Ecjes Neokatekumenale

Ecja Neokatekumenale është një itinerar i formimit katolik, i zbatuar nëpër dioqezat përmes shërbimeve të ofruara pa pagesë (krh. neni 4 i Statutit të Ecjes Neokatekumenale), dhe i miratuar nga Selia e Shenjtë.

Takimet të kremtuar nëpër bashkësitë përdorin materiale të ndryshme (këngë, elemente liturgjike dhe piktura), fryt i krijimtarisë së Kiko Argüellos dhe Carmen Hernández-es, të cilët, pa ndonjë qëllim fitimi, i kanë vënë në dispozicion falas për vëllezërit dhe famullitë për përdorim liturgjik.

Gjatë viteve të fundit, për shkak të riprodhimit të pakontrolluar të këtyre materialeve në rrjetet sociale, është bërë e domosdoshme regjistrimi i autorësisë së veprave të Kikos, për të garantuar përdorimin e lirë nga vëllezërit dhe për të mbrojtur autenticitetin dhe qëllimin e tyre. Në fakt, disa i kanë shpërndarë padrejtësisht këtë materiale, duke i shtrembëruar ose duke penguar përdorimin e lirë dhe të drejtë të tyre në mënyrë falas.

Për këtë arsye është kërkuar themelimi i fondacionit dioqezan «Obra Artística Kiko Argüello» (Vepra Artistike Kiko Argüello), i ngarkuar me ruajtjen e autenticitetit, qëllimit dhe përdorimit të këtyre veprave.

Këngët liturgjike të Kikos janë të regjistruara pranë SIAE (Shoqata Italiane e Autorëve dhe Botuesve).

Gjithashtu duhet theksuar se gjithmonë ka qenë dëshirë e nismetarëve të Ecjes që katekezat të transmetohen personalisht, përmes metodës së traditës gojore, dhe që të mos shpërndahen nëpër rrjetet sociale, pasi arsyeja për të cilin ato eksistoinë qëndron në kremtimin katekistik dhe liturgjik.

SHTOJCA

Sipas Statuteve, të miratuara zyrtarisht nga Kisha, Ecja Neokatekumenale është një nga mënyrat dioqezane të nxënies së krishterë, nën juridiksionin e Ipeshkvit vendor dhe drejtohet nga katekistët e deleguar, në bashkëpunim me të. Nuk është një shoqatë dhe as një lëvizje. Si e tillë, personat që marrin pjesë nuk kanë ndonjë kartë anëtarësimi, prandaj askush nuk mund të regjistrohet apo të përjashtohet. Në të vërtetë, nuk ka meshtarë “të Ecjes”, por meshtarë dioqezanë të formuar në një seminar dioqezan misionar, i ngritur nga Ipeshkvi dhe për rrjedhojë, në bindje ndaj tij. Katekistët që vigjilojnë mbi të mirën e vëllezërve dhe mbi bashkimin ndërmjet të gjithëve, përballë rrezikut të ndarjes ose të humbjes së bashkësisë kishtare, mund të ndërhyjnë në raste të caktuara dhe t’i kërkojnë një vëllai apo motre të marrin një kohë për reflektim.

Share: