Me shpalljen e Kerigmës, bashkësit lindin në famullin, vëllezër dhe motra që jetojnë këtë hyrjen në jeten e krishterë. Shenjat e besimit, dashuria për armikun, fillojnë të shfaqen në menyrë progresive midis tyre. Kjo “mrekulli morale” therret edhe ata qe janë larg fesë për të takuar Jezu Krishtin. Dhe bashkësia e krishterë do të sjellë dashurinë e Zotit të gjithë njerëzëve.

«Ju jo vetëm bëni apostolatin sepse jeni atë që jeni, në një stimul për rizbulimin dhe rikuperimin e vlerave me të vërtet të krishtera, autentike, konkrete që përndryshe mund të mbeten pothuajse të fshehura, të fjetura dhe pothuajse të holluara në jetën e zakonshme. Jo! Ju i theksoni ato, i bëni ato evident, dhe u jepni atyre një shkëlqim moral vërtet shembullor sepse kështu, me këtë shpirt të krishterë, jetoni ju këtë bashkësi neokatekumenal ».
«Sa gëzim dhe sa shpresë na jepni me praninë tuaj dhe me veprimtarin tuaj! Ne e dimë se në bashkësitë tuaja ju punoni së bashku për të kuptuar dhe për të zhvilluar pasurinë e pagëzimit tuaj dhe pasojat e përkatësisë tuaj ndaj Krishtit …
Jeta i kësaj zgjimi dhe promovimi i tij është ajo që ju e quani një formë të katekumenatit “post-pagëzimore” i cili do të jetë në gjendje të rinovojë në bashkësitë e sotme të krishtera ato efekte të pjekurisë dhe thellimit, të cilat në kishën e lashtë u bënë nga periudha e përgatitjes për pagëzim.
Ju e merrni atë pas pagëzimit: para apo pas pagëzimit, unë do të thoja, është dytësore. Fakti është që ju synoni të autenticiteti, plotësia, koherenca dhe sinqeriteti i jetës së krishterë “.
Shën Pali VI, 8 maj 1974
«Sipas praktikes dhe normes së Kishës është adoptuar zakonin e shenjtë për t’u dhënë pagëzimin foshnjeve, duke e lënë ritin e pagëzimit të përmblidhte liturgjikisht atë përgatitjen të cilën, në kohët fillestare, kur shoqëria ishte thellësisht pagane, i parapriu pagëzimit, dhe që ishte e quajtur katekumenat. Por në shoqërin e tanishme kjo metodë duhet të integrohet nga një arsim, nga një hyrja në stilin e jetës përkatësisht i krishterë, në vazhdim të pagëzimit, d.m.th., nga një ndihme fetare, nga një mesim praktik ndaj besnikërisë së krishterë, nga një bashkim efektivë me atë bashkësinë e besimtarëve që është Kisha …
Ja këtu rilindja e emrit “Katekumenati”, i cili sigurisht nuk merret për të zhvlerësuar ose zvogëluar rëndësinë e disiplinës aktuale të pagëzimit, por merret për të zbatuar atë me një metodë të ungjillizimit gradual dhe intensiv, i cili kujton dhe rinovon në një farë mënyre katekumenatin e të kaluarës. Ata që janë pagëzuar duhet të kuptojnë, të rimendojnë, të vlerësojnë, të përvetësoinë pasurinë e paçmuar të Sakramentit “.
Shën Pali VI, 12 janar 1977