Misioni ungjillizues
«Po ju jap një urdhër të ri: doni njëri-tjetrin. Sikurse unë ju desha ju, doni edhe ju njëri-tjetrin. Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju nhohin se jeni nxënës të mi.» (Gjn 13, 34S)
Shpirti i Shenjtë ka frymëzuar në Ecjen Neokatekumenale forma të ndryshme të ungjillizimit, të misionit apostolik dhe të shugurimit, të cilat janë të konfirmuar dhe të inkurajuar nga Papët e ndryshëm të Kishës.
Karizma
Famullia – Bashkësia e bashkësive
Me shpalljen e Kerigmës, bashkësit lindin në famullin, vëllezër dhe motra që jetojnë këtë hyrjen në jeten e krishterë. Shenjat e besimit, dashuria për armikun, fillojnë të shfaqen në menyrë progresive midis tyre. Kjo “mrekulli morale” therret edhe ata qe janë larg fesë për të takuar Jezu Krishtin. Dhe bashkësia e krishterë do të sjellë dashurinë e Zotit të gjithë njerëzëve.
«Ju jo vetëm bëni apostolatin sepse jeni atë që jeni, në një stimul për rizbulimin dhe rikuperimin e vlerave me të vërtet të krishtera, autentike, konkrete që përndryshe mund të mbeten pothuajse të fshehura, të fjetura dhe pothuajse të holluara në jetën e zakonshme. Jo! Ju i theksoni ato, i bëni ato evident, dhe u jepni atyre një shkëlqim moral vërtet shembullor sepse kështu, me këtë shpirt të krishterë, jetoni ju këtë bashkësi neokatekumenal ».
«Sa gëzim dhe sa shpresë na jepni me praninë tuaj dhe me veprimtarin tuaj! Ne e dimë se në bashkësitë tuaja ju punoni së bashku për të kuptuar dhe për të zhvilluar pasurinë e pagëzimit tuaj dhe pasojat e përkatësisë tuaj ndaj Krishtit …
Jeta i kësaj zgjimi dhe promovimi i tij është ajo që ju e quani një formë të katekumenatit “post-pagëzimore” i cili do të jetë në gjendje të rinovojë në bashkësitë e sotme të krishtera ato efekte të pjekurisë dhe thellimit, të cilat në kishën e lashtë u bënë nga periudha e përgatitjes për pagëzim.
Ju e merrni atë pas pagëzimit: para apo pas pagëzimit, unë do të thoja, është dytësore. Fakti është që ju synoni të autenticiteti, plotësia, koherenca dhe sinqeriteti i jetës së krishterë “.
Shën Pali VI, 8 maj 1974
«Sipas praktikes dhe normes së Kishës është adoptuar zakonin e shenjtë për t’u dhënë pagëzimin foshnjeve, duke e lënë ritin e pagëzimit të përmblidhte liturgjikisht atë përgatitjen të cilën, në kohët fillestare, kur shoqëria ishte thellësisht pagane, i parapriu pagëzimit, dhe që ishte e quajtur katekumenat. Por në shoqërin e tanishme kjo metodë duhet të integrohet nga një arsim, nga një hyrja në stilin e jetës përkatësisht i krishterë, në vazhdim të pagëzimit, d.m.th., nga një ndihme fetare, nga një mesim praktik ndaj besnikërisë së krishterë, nga një bashkim efektivë me atë bashkësinë e besimtarëve që është Kisha …
Ja këtu rilindja e emrit “Katekumenati”, i cili sigurisht nuk merret për të zhvlerësuar ose zvogëluar rëndësinë e disiplinës aktuale të pagëzimit, por merret për të zbatuar atë me një metodë të ungjillizimit gradual dhe intensiv, i cili kujton dhe rinovon në një farë mënyre katekumenatin e të kaluarës. Ata që janë pagëzuar duhet të kuptojnë, të rimendojnë, të vlerësojnë, të përvetësoinë pasurinë e paçmuar të Sakramentit “.
Shën Pali VI, 12 janar 1977
Katekiste – itinerante
Një nga karizmat kryesore, ose frytet të Ecjes, është ajo e katekistëve itinerant. Falë tyre Ecja është përhapur në pesë kontinente. Ekipi ndërkombëtar përgjegjës për Ecjen cakton ekipe të ndryshme katekistësh itinerant – zakonisht të përbërë nga një presbiter, një çift i martuar dhe një beqar; ose nga një prift, një burrë beqar dhe një grua beqare – që të dërgohen në dioqeza të largëta për të nisur dhe udhëhequr realizimin e Ecjes Neokatekumenale” (Statuti, nenë 31,2).
Në këtë mënyrë, itinerantet u përgjigjen kërkesave të ndryshme që vijnë nga e gjithë bota: Ekipi Ndërkombëtar fton vëllezërit e Ecjes që të vihen në dispozicion të këtij misioni ne menyre që mund të dërgohen në çdo anë të botës, dhe ata që ndihen të thirrur nga Zoti ofrohen lirisht për këtë mision.
Këto thirrje zakonisht ndodhin gjatë “bashketesave” (ose “ditëve të tërheqjes”), ku “Ekipi Përgjegjës i Ecjes, ose një tjetër i caktuar prej tij, verifikon disponueshmërinë dhe koordinon aktivitetin e itineranteve, në një dinamikë “sistolë dhe” diastole’, sipas shembullit të Zotit, i cili i dërgonte apostujt e tij në mision dhe pastaj i mblidhte ata përseri, në një vend të izoluar, për të dëgjuar mrekullitë që Shpirti i Shenjtë bënte me ta (Statut, arti, 31,3).
“Katekisti itinerant mbetet i lidhur me famullinë dhe bashkësin e tij, në të cilin ai kthehet rregullisht për të marrë pjesë në ecjen e bashkësisë së tij. Për më tepër, katekisti itinerant pranon ta jetojë misionin e tij në pasiguri, duke mbetur i lirë ta ndërpresë atë në çdo kohë, duke informuar Ipeshkëvin ad quem dhe Ekipin Përgjegjës të Ecjes” (Statut, neni 31,4).
Karisma misionar dhe jetë e kushtuar
Në modalitetet e ndryshme të ungjillizimit të kryera nga Ecja, bëhët e nevojshme prania e burrave dhe grave beqare që kanë marrë një thirrje misionare për të mbështetur, shoqëruar dhe ungjillizuar, qoftë në misionet ad gentes qoftë edhe në ekipet itinerant, në seminare dhe në famulli. Për këtë arsye, në bashketesa ndërkombëtare dërgohen burra dhe gra, të cilët, duke jetuar itinerarin e fesë në Ecjen, ndjejnë thirrjen e Zotit për të ofruar jetën e tyre për Ungjillizimin e Ri.
Së bashku me të gjithë këta vëllezër e motra, që nga fillimi i Ecjes Neokatekumenale, qindra vajza, duke përjetuar këtë hyrje në jetën e krishterë, kanë ndjerë thirrjen për jetën e kushtuar dhe kanë hyrë në manastire të ndryshme në mbarë botën.
Seminari Dioqezan Misionar Redemptoris Mater
Më 26 gusht 1986, Gjon Pali II e mirëpriti me entuziazëm propozimin e Kikos, Karmenit dhe At Marios për të krijuar një Seminar Misionar Dioqezan në Romë për formimin e priftërinjve për Ungjillizimin e Ri dhe ia besoi ngritjen e tij Kardinalit Ugo Poletti, Vikarit të Shenjtërisë së Tij.
Në vitet në vijim, shumë ipeshkëv ndoqën shembullin e Atit të Shenjtë duke themeluar seminare të tjera. Që atëherë, 124 seminare janë ngritur (2020) në 5 kontinente, të cilat kanë 3 karakteristika thelbesore: ato janë dioqezane, misionare dhe ndërkombëtare. Formimi akademik, njerëzor dhe shpirtëror i këtyre seminaristëve përfshin edhe një periudhë ungjillëzimi misionar; më vonë, pasi të shugurohen meshtarë – pas disa vitesh shërbimi në famulli – ipeshkvi dioqezan i lejon të largohen për të shërbyer në mënyrat e ndryshme të misionit që kryen Ecja Neokatekumenale, siç përcaktohet dhe miratohet nga Selia e Shenjtë në Statut.
Seminari është ngritur nga një ipeshkëv dioqezan dhe mirëpret të rinjtë që kanë zbuluar thirrjen e tyre falë Hyrjes në jetën Krishterë që zhvillohet në Ecjen Neokatekumenale. Në seminar, një element specifik dhe thelbesor i procesit të formimit është pikërisht hyrja jë jetën e krishterë në bashkësitë, nëpërmjet Ecjes Neokatekumenale.
Nga viti 1990, viti i shugurimeve të para, deri në vitin 2019, 2.590 meshtarë u shuguruan në Seminaret e ndryshme Redemptoris Mater. Dhe janë mbi 2050 të rinj që vazhdojnë formimin e tyre.
Familje në mision
Në vitin 1985 Kiko, Carmen dhe At Mario i paraqitën Shën Gjon Palit II një projekt – i mirëpritur me shumë entuziazëm nga ana e tij – për të riungjillëzuar Evropën Veriore, duke dërguar familje misionare, të shoqëruar nga një prift. Në vitin 1986 Papa dërgoi 3 familjet e para: një në Finlandën veriore, një tjetër në Hamburg (Gjermani) dhe të tretën në Strasburg (Francë). Në vitin 1987, 3 familjet e para u dërguan edhe në të ashtuquajturat “pueblos jóvenes” të Amerikës Latine.
Më 30 dhjetor 1988, Gjon Pali II, duke mbërritur me helikopter në Qendrën Ndërkombëtare të Ecjes Neokatekumenale në Porto San Giorgio, dërgoi 72 familje në të gjithë botën. Ne atë rast, duke folur për familjen, gjatë predikimit Papa tha: “Familja e Shenjtë nuk është asgjë tjetër, është kjo: familja njerëzore në një mision hyjnor”… “Kisha e Shenjtë e Zotit, nuk mund ta kryesh misionin tënd, jo, nuk mund ta përmbushesh misionin tënd në botë nëse nuk është përmes familjes dhe misionit të saj”… “Duhet, me të gjitha lutjet tuaja, me dëshminë tuaj, me forcën tuaj, ta ndihmoni familjen, duhet ta mbroni atë kundër çdo shkatërrim”. “Familje në mision, Triniteti në mision”.
Që atëherë, mbi 1.600 familje janë dërguar nga Papët në pesë kontinentet për të ungjillëzuar me dëshminë e tyre për jetën e krishterë, sipas imazhit të Familjes së Shenjtë të Nazaretit, përmes formave të ndryshme të misionit.
Bëhët fjalë për familje që, pas viteve të formimit pas-pagëzimore – dhe shumë prej tyre të rindërtuara – ndihen mirënjohës për veprën e shpëtimit që Zoti ka kryer në to. Këto familje, shumica me shumë fëmijë, dalin vullnetarë për të shkuar në misione, duke lënë rahatshmerinë e vendeve të tyre të origjinës. Ata shkojnë në mision kudo që ipeshkëv shohin nevojën e dëshmisë së një familjeje të krishterë, e cila jeton dhe zë rrënjë në kishat vendëse, duke kryer detyra të ndryshme ungjillëzimi, duke bashkëpunuar kështu në formimin e bashkësive të reja të krishtera.
Në Statutin e Ecjes, tregohet se zbatimi i Ecjes Neokatekumenale mund të ndihmohet nga familjet me mision, të cilat, me kërkesë të ipeshkvinjve, vendosen në zona të çkristianizuara ose ku është e nevojshme një “implantatio ecclesiae” (Statutet , neni 33,1).
Missio ad gentes
“Në vitin 2006, Benedikti XVI nisi këtë formë të re të ungjillëzimit duke dërguar Missio ad gentes të para. Secili prej tyre përbëhet nga një prift, i shoqëruar nga 4-5 familje me fëmijët e tyre. Me kërkesë të Ipeshkvit, familja merr dërgimin për të ungjillëzuar në disa zona të çkishtëruara ose pagane, me misionin për të krijuar një komunitet të krishterë që të jetë “plotësisht një, që të besojë bota” (cf Gjn 17,23).”
“Shën Gjon Pali II, gjatë Simpoziumit të VI të Ipeshkëve Evropianë në vitin 1985, theksoi se për të përballuar sekularizimin e Europës, ishte e nevojshme të ktheheshim tek ‘modeli i parë apostolik’.”
“Kështu, këto Missio ad gentes, duke ndjekur shembullin e domus ecclesiae, mblidhen në shtëpi, midis atyre që nuk janë pagëzuar dhe atyre që janë larguar.”
Pas shumë viteve nga dërgimi i parë, mund të shihet se si shumë njerëz të largët dhe paganë, të cilët ndoshta nuk do të kishin hyrë kurrë në një kishë, gjejnë veten në këto “bashkësitë kristiane” dhe nisin një ecje kthimi në besim.
Këto bashkësi, që nuk nisin nga një ‘vend i shenjtë’, nga një ‘tempull’, por jetojnë në mes të botës, përbëjnë një “oborr të paganeve ku njerëzit mund të afrohen Zotin pa e njohur atë”, siç ka thënë Benedikti XVI në fjalimin e tij para Kurisë Romake në vitin 2009.
Një element i jashtëzakonshëm i kësaj përvoje janë frytet e bashkimit dhe njësimit që japin, në vendin e parë, brenda vetë familjes, midis prindërve dhe fëmijëve.
Më 18 mars 2016, Papa Françesku dërgoi 270 familje, duke formuar 54 Missio ad gentes të reja në pesë kontinentet. Gjatë këtij takimi, Papa Françesku shpjegoi se në çfarë konsiston kjo mënyrë misioni: ‘Missio ad gentes krijohen me kërkesë të ipeshkëve të dioqezave ku janë të destinuara dhe përbëhen nga 4 ose 5 familje – shumica me më shumë se 4 fëmijë –, një prift, një djalë dhe dy vajza. Të gjithë së bashku formojnë një bashkësi që ka misionin të japë shenjat e besimit që tërheqin njerëzit në bukurinë e Ungjillit’, tha ai.
Papa Benedikti XVI, nga viti 2006 deri në vitin 2012, dërgoi 58 Missio ad gentes dhe Papa Françesku ka dërguar 128.
Më 5 maj 2018, me rastin e takimit ndërkombëtar për 50-vjetorin e lindjes së bashkësisë së parë të Ecjes në Romë, që u zhvillua në Tor Vergata (Romë), Papa Françesku dërgoi 34 Missio ad gentes të reja.
Numri i familjeve të Ecjes që janë sot në mision (2020) për ungjillizimin e ri është 1.640, me rreth 5.800 fëmijë, në 108 shtete të pesë kontinenteve. Shumë nga këto familje janë në mision në më shumë se 200 Missio ad gentes në 62 shtete.
Bashkësi në mision
Një tjetër fryt i Ecjes janë ‘Bashkësitë në mision’. Gjatë takimit me Papën Benediktin XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit më 10 janar 2009, me rastin e 40-vjetorit të lindjes së bashkësisë së parë neokatekumenale në Romë, Ati i Shenjtë dërgoi 15 bashkësi neokatekumenale në periferinë e Romës.
Këto janë bashkësi që kanë përfunduar Ecjen Neokatekumenale të ripërteritjes së fesë së tyre dhe janë të gatshme të lënë territorin e famullisë së tyre, për të shkuar në famulli të tjera periferike, me ftesë të ipeshkëve përkatës, për të animuar dhe mbështetur një shërbim ungjillizimi: janë zona shpesh të degraduara, me shumë dhunë, drogë dhe shumë imigrantë.
Kiko, duke prezantuar këtë mision të ri vëllezërve, theksoi se “Ecja mbaron me shpalljen e Ungjillit në të gjithë botën”. “Një nga risitë më të mëdha është që bashkësia në tërësin e vet shkon në mision. Jo vetëm disa vëllezër: shkon bashkësia e tërë. Është një hir i madh! Është diçka e mrekullueshme që Zoti t’ju dërgojë në këtë mision. Është fantastike të mund të niseni, që Zoti t’ju japë një mision: të vdesësh në mision, të plakesh në mision”.
Pikërisht Papa Francesku në enciklikën e tij Evangelii Gaudium flet për një Kishë ‘në dalje’ dhe flet për nevojën për të ungjillizuar periferi territoriale dhe ekzistenciale.
Në dioqezën e Madridit, ku ka filluar Ecja, dhe është e pranishme në 45 famulli, me shumë bashkësi, ekziston kjo përvojë. Në vitin 2011, arkipëshkvi i atëhershëm i Madridit, Kardinali Rouco Varela, dërgoi në mision 10 bashkësitë e para.
Arkipëshkvi i tanishëm i Madridit, Kardinali Carlos Osoro Sierra, më 22 mars 2015 dërgoi 8 bashkësi të reja. Në Madrid, ka në total 18 “Communitates in missionem”.
Po ashtu, edhe Papa Francesku, më 5 maj 2018, me rastin e 50-vjetorit të Ecjes në Romë, në një takim të madh në Tor Vergata, dërgoi 25 bashkësi në mision në famulli të ndryshme të Romës, për të mbështetur jetën e krishterë të bashkësive famullitare që ishin më në vështirësi.
Sot, në këtë ‘Shkoni’ të Jezuit, janë të pranishme skenarët dhe sfidat gjithmonë të reja të misionit të ungjillëzimit të Kishës. Të gjithë jemi të thirrur në këtë ‘nisje’ të re misionare. Çdo krishterë dhe çdo bashkësi do të diskutojë se cila është rruga që Zoti tregon, por të gjithë jemi të ftuar ta pranojmë këtë thirrje: të dalim nga zonat tona të mirëqenies dhe të guxojmë të arrijmë në të gjitha periferit që kanë nevojë për dritën e Ungjillit.
Etapat e Ecjës
Estetika e re
Ikonografia dhe xhama të ngjyrosura
Pikturat në Ecjën Neokatekumenale
“Kiko Argüello studioi Arte Figurative në Akademinë S. Fernando të Madridit. Në vitin 1959 mori Çmimin e jashtëzakonshëm Kombëtar të Pikturës. Në vitin 1960, së bashku me skulptorin Coomontes dhe artistin e xhamit Muñoz de Pablos, themeloi grupin e kërkimit dhe zhvillimit të Artit të Shenjtë “Gremio 62”. Ata organizuan ekspozita në Madrid (Biblioteka Kombëtare), dhe përfaqësuan Spanjën, të emëruar nga Ministria e Marrëdhënieve Kulturore, në Ekspozitën Universale të Artit të Shenjt të Royan (Franca) në vitin 1960. Kiko ka ekspozuar gjithashtu disa nga veprat e tij në Holandë (Galeria “Nouvelles images”).”
Kurora e mistereve
Dostojevskij ka shkruar: “Bukuria do ta shpëtojë botën”, dhe Kiko ka përsëritur shpesh heren se “vetëm një estetikë e re do ta shpëtojë Kishën”. Imazhet e kësaj “kurore e mistereve” duan të prekin thellësinë e shpirtit të besimtarëve që e shikojnë. Dëshirojnë të ndihmojnë njeriun të ngritet tek Zoti. Këto piktura veprojnë në shpirtin e të krishterit si Shndërrimi në apostuj: në Malin e Taborit ata e shohin shkëlqimin e dritës hyjnore dhe dëgjojnë fjalën e Zotit. Këto imazhe, sidomos në liturgji, kanë një ndikim të menjëhershëm, edhe emocional: ato duan të ndihmojnë besimtarët të transformohen shpirtërisht. Shën Gjon Damaskeni, mbrojtës i ikonave gjatë furisë ikonoklastike dhe që u shpall Doktor i Kishës nga Papa Leo XIII, thoshte: “E pashë imazhin njerëzor të Zotit dhe shpirti im u shpëtua”
Fytyra e Shenjtë e Krishtit ju ndihmoftë të jeni dëshmitarë të dashurisë së tij.
Kiko Argüello.
Arkitekturë
Arkitektura në Ecjen Neokatekumenale
Gjatë historisë, Kisha ka kuptuar gjithmonë lidhjen midis bukurisë dhe ungjillizimit dhe ka qenë mbrojtësja më e madhe e bukurisë. Çdo gjë reflekton bukurinë e Krishtit dhe bukurinë e bashkimit vëllazëror. Ungjillizimi i popujve sllavë ka ndodhur kryesisht përmes bukurisë së liturgjisë, ikonave dhe këngëve. Vetëm në vitet e fundit, duket se ka mbizotëruar një vizion ‘funksionalist’ që e zvogëlon vendin ku bashkohet komuniteti në thjesht dhoma takimesh.
Megjithatë, sot është më shumë se kurrë e nevojshme dhe urgjente rinovimi i strukturave të Kishës. Përgjigja ndaj “fshatit global”, ndaj qytetit të madh, ndaj monokulturës, është një famulli që bëhet një “fshat qiellor”: një model shoqëror më njerëzor, i aftë të krijojë hapësira për qytetërimin e ri të dashurisë; një asamble eukaristike që nxit pjesëmarrjen aktive të besimtarëve; një realitet i “bashkësisë së bashkësive”, me një katekumenium të realizuar në sallat e bukura liturgjike për kremtimet në bashkësi të vogla.
Në pesë kontinente mund të gjenden vepra të projektuar nga Kiko në linjën e estetikës së re: Seminaret Redemptoris Mater, famullitë e reja, katekumeni, dhomat për kremtimet të bashkësisë, etj.
Skulpturë
skulptura në Ecjën Neokatekumenale
Bukuria është një përtejshme e qenies, së bashku me të mirën dhe të vërtetën… Bukuria prodhon kënaqësi në ne, na jep një emocion. Kështu, Zoti, në një farë mënyre, krijoi natyrën. Ai që e krijoi natyrën, e bëri atë të bukur për të na dhënë kënaqësi.
“Kënaqësia është në lidhje me dashurinë. Dhe është interesante, për mua si piktor, të kem studiuar ligjet e harmoniës: gjithçka në natyrë është në lidhje dhe në funksion të bukurisë. Nuk është gjithçka bukuri, në një kuptim, por ligjet e harmoniës janë në një marrëdhënie të materies, të formës… Është interesante, shkenca që studion marrëdhëniet është matematika; ja pse në harmoni ka një seri ekuacionesh që janë të tipit matematikor. Edhe në art, Platoni fliste për gjeometrinë e krijimit dhe matematikën. Në art, qoftë pikturë, skulpturë, muzikë ose poezi, gjithçka është në marrëdhënie, në marrëdhënie harmonike.”
Kjo marrëdhënia matematikore që ekziston në harmoni, ekziston gjithashtu në kohë, ekziston në muzikë. Muzika është shumë e rëndësishme sepse na mëson bukurinë në kohë. Çdo notë vlerëson të notën e ardhshem në kohë, në pikturë çdo vlerë të materialit, çdo lëmuarësi, çdo vizatim vlerëson tjetrin. Për shembull, simfonia e katërt e Beethoven-it fillon me një disonancë. Është fantastike. Në kohë, për të dhënë vlerë kohës… Pa folur për poezinë, fjalët, ose edhe skulpturën. Për shembull, Henry Moore, një skulptor anglez, ka studiuar kockat e njeriut, ka parë që kockat e njeriut… Hapsira e kockës së kofshës është e përkryer. Ajo hapsirë është e përkryer në funksionin e artikullimit dhe njëkohësisht është estetike, në menyrë maksimale. Të bësh një hark estetik, të bukur, është shumë e vështirë. Harku i qafës së një fokë është mahnitës… Jo çdo hark është estetik. Moore merr ato hapsira, i studion dhe bën një skulpturë harkesh, sepse një hark i një lloji i përgjigjet një dalim të një lloji tjetër, në mënyrë që të jetë estetik, sepse gjithçka është në marrëdhënie.
“Atëherë mund të themi se në estetikë ka një sekret të thellë, që është dashuria” (Kiko).
Kiko ka projektuar shumë objekte për liturgjinë: kupa, pjatat, turibulët, mbulimet për Biblinë, ornamente…, së bashku me skulptura: grupin skulptural të Predikimit në Mal, Shën Gjon Pali II, Jezu Krishtin e kryqëzuar, një grup dresh, etj.
Libra
Shënime biografike – Carmen Hernández
BlerjeNë këto shënime biografike do të shihni një grua të jashtëzakonshme, shumë e rëndësishme për Kishën, e dashuruar me Krishtin, me Shkrimin dhe me Eukaristinë. Ajo ishte e vetëdijshme që misioni që Zoti i kishte besuar ishte të më mbështeste, të më mbroste dhe të më korrigjonte për mirëqenien e Ecões Neokatekumenale. Falënderoj Zotin për Carmen që gjithmonë më tha të vërtetën, vazhdimisht. Ajo ishte një grua e thellë, autentike dhe e lirë në marrëdhëniet e saj me të tjerët. Ishte shumë inteligjente. E donte Krishtin dhe Kishën; dhe Papën mbi të gjitha. Ne besojmë se Carmen është me Zotin, ajo është tashmë në festë. Këto shënime biografike nuk janë vetëm për vëllezërit e Ecjes, por janë për gjithë Kishën, për të njohur një grua të jashtëzakonshme, që jetoi besimin në mënyrë heroike. Carmen Hernández! (Kiko Argüello).
Në përvjetorin e pestë të vdekjes së Carmen Hernández, më 19 korrik 2021, publikohet biografia e saj e parë zyrtare. Autori i saj është profesori dhe doktor në Filozofi Aquilino Cayuela dhe libri është i publikuar nga Biblioteka e Autorëve të Kristerë (BAC në shpanjisht).
Kërigma. Në barakat me të varfërit
Bleje“Kam dashur të shkruaj këtë libër të vogël sipas sugjerimit të kardinalit Cañizares, i cili e vlerësoi si të rëndësishme që të thoja diçka për atë që Zoti ka bërë me ne në barakat, me të varfrit, dhe gjithashtu që të publikoj një kerygma që mund të ndihmojë Sinodin për Ungjillizimin e Ri, sidomos për përmbajtjen dhe antropologjinë” (Kiko Argüello).
Cardinali Cañizares: “…Kjo libër i vogël, një dhuratë e vërtetë nga Zoti, shpërndan frikat dhe pasiguritë dhe na mbush me guxim për të ndjekur shpalljen e tij – kerygma – për të shkuar atje ku ndodhen njerëzit, për të qenë para tyre dëshmitarë të guximshëm dhe shpallës të bindur të Ungjillit’ (Nga hyrja)”.
Kardinali Schönborn: ‘Në këtë katekeze është kondensuar, në një mënyrë mbresëlënëse, e gjithë shpallja e Ungjillit’
Shënime 1988-2014
Bleje“Për rreth tridhjetë vjet kam shkruar në fletore, në mënyrë sporadike dhe të parregullt, pa pasur një qëllim të veçantë, disa mendime, riflektime, thënie, kujtime, konsiderata, shënime, monologë, lutje, që janë shkaktuar në mua nga fjalet e ungjillizimit dhe të katekizmit për të cilat Zoti më ka thirrur në Kishë, së bashku me Carmen Hernández dhe don Mario Pezzi. (…) Nëse këto shënime mund të ndihmojnë dikë, qoft bekuar Zoti” (Kiko).
“Libri është i përbërë nga fragmente të vogla letrare që mund të lexohen pa lidhje mes tyre. Janë reflektime që fillojnë nga një ngjarje, një bashketesë ose një takim; janë thirrje shpirtërore për të shpallur ose për të paditur; nxitje ose thirrje për shpresë, në të cilet mund të ndihet i përfshirë edhe lexuesi: ndonjëherë janë konfidenca guximtare që buroinë nga shpirti i autorit; të tjera janë një lloj himnash ose psalmesh, lutje të zjarrta dhe falënderime të gjalla ndaj Zotit. Me të dhënat që përmbajnë shkrimet e shkurtra, mund të ndiqet në një farë mënyre fillesen historike që nga viti 1988 deri në vitin 2014. Ato lidhen nga historia besuese e autorit dhe e Ecjes Neokatekumene më shumë se një zhvillim tematik; shpërndarë këtu e atje shfaqen shumë përmbajtje të karizmës specifike. Është një histori plot me gëzime dhe vuajtje; shihet qartë lufta e autorit për të vazhduar me besnikëri detyrën që i është besuar nga Zoti” (Nga prezantimi i Kardinalit Ricardo Blázquez Pérez, President i Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle).
Ditore: 1979 – 1981
Bleje“Bie shi, por dita zhbardh e qartë. Jezu. Jam e befasuar. Faleminderit. Vuajtia ka vendosur mëshirë në zemrën time. Faleminderit, Jezu. Paqe, gëzim…” (Carmen Hernández, Ditar – 1979-1981, Vali i të Rënëve – Madrid, 27 janar 1979).
“Pesëdhjetë vjet pa një çast pushimi: udhëtime, shqyrtime, vizita në shumë bashkësitë në Madrid, Zamora, Barcelonë, Paris, Romë, Firence, Ivrea… duke dëgjuar vazhdimisht çdo vëlla duke folur për jetën e tij, dhimbjet dhe historinë e tij, duke e ndriçuar atë më dritën e besimit, të kryqit të lavdishëm të Zotit tonë Jezu Krisht. Mendoj se keni të drejtën të njihni zemrën e Carmen, dashurinë e saj të pafundme për Jezu Krisht. Ajo thoshte vazhdimisht: “Jezu im, të dua, të dua”. Ejani, ejani, më ndihmoni” (Kiko Argüello).
Ecja Neokatekumenale
Fjalët e Papëve: Shën Pali VI, Shën Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Francesco.
Apostujt e parë, në ekipe të vogla të shpalljes, udhëtonin nëpër sinagogat duke shpallur Lajmin e Mirë: Zoti e ngjalli shërbëtorin e tij, Jezu Krishtin, atë që ne e kemi mohuar, duke kërkuar hir për një vrasës (Barabbin); që vdiq pa kundërshtuar, pa rezistuar ndaj së keqes, duke dashur armiqtë e tij dhe duke i falur (“Atë, falju, sepse nuk e dinë çfarë bëjnë”); që ofroi të keqen që iu bënë – torturat dhe kryqi – si provë që dashuria e tij ishte më e madhe se vdekja, pa ndaluar dashurin për ta, madje edhe kur ia morën jetën; Zoti e ngjalli nga të vdekurit dhe sot Ai është I gjallë, për të falur çdo mëkat, çdo krim.”
“Koha jonë ka nevojë të rifillojë ndërtimin e Kishës, thuajse, nga ana psikologjike dhe baritore, sikur të fillonte përsëri, si të thuash, të rigjenerohej…” (Pali VI, Audiencë, e mërkurë 4 gusht 1976).
Këngët e Ecjes Neokatekumenale
“Libri i këngëve është rishikuar nga Qendra Dioqezane Neokatekumenale e Romës dhe e Madridit, dhe është botuar në gjuhë të ndryshme dhe gjithashtu në ngjyra të ndryshme për të diferencuar etapat graduale të Ecjes. Psalmistët duhet të dinë të zgjedhin këngët sipas etapës së Ecjes ku ndodhet Bashkësia e tyre, dhe të presin që katekistat e tyre t’ua transmetojnë këngët e bashketesave dhe kalimeve të ndryshme të Ecjes. Kështu, vëllezërit mund të kuptojnë më mirë domethënien e çdo kënge.”
Orkestra
Orkestra Sinfonike e Ecjes Neokatekumenale që e themelluar si njet shërbim nga Ecja Neokatekumenale ndaj Ungjillizimit nëpërmjet muzikës.