
Në Udiencën e Përgjithshme. Romë, 26 shtator 1979 (*)
Meshtarëve dhe laikëve itinerantë të Bashkësive Neokatekumenale, Gjon Pali II u tha:
«…Në Udiencën tonë merr pjesë një grup i madh itinerantësh, pjesëtarë të lëvizjes Neokatekumenale, e cila synon t’i ndihmojë të krishterët të rizbulojnë realitetin e Pagëzimit dhe ta jetojnë me gëzim pasurinë e tij çliruese. U bëftë dëshmia juaj, e dhënë në harmoni të plotë me barinjtë e ligjshëm, nxitje për shumë vëllezër që të dëshirojnë dhe të angazhohen për një jetë më në përputhje me kërkesat e Pagëzimit dhe me pasurinë e tij të pashtershme. Ju shoqëroftë Bekimi Im Apostolik!»