

21 prill 2025
Kiko, Padre Mario dhe Ascension, Nismetarët e Ecjes Neokatekumenale, dhe të gjithë Vëllezërit e Ecjes e kanë marrë me dhimbje lajmin për kalimin në amshim të Atit të Shenjtë, Papës sonë Françesku.
Dje, në mesazhin e tij të Pashkëve Urbi et Orbi, na dha dëshminë e tij të fundit të besimit:
“Të dashur vëllezër dhe motra, në Pashkët e Zotit, jeta dhe vdekja janë përballur në një duel të mrekullueshëm, por Zoti tani jeton përgjithmonë dhe na jep sigurinë se edhe ne jemi të thirrur të marrim pjesë në jetën që nuk njeh perëndim, ku nuk do të dëgjohen më ushtima armësh dhe jehona vdekjeje. T’i besojmë Atij që është i vetëm që mund të bëjë të gjitha gjerat të reja.”
I jemi mirënjohës Zotit që na ka dhuruar një Bari plot me zell, i cili e ka sjell Ungjillin deri në skajet më të largëta të Kishës, duke u dhuruar vetvetem për të treguar të gjithëve afërsinë dhe dashurinë e Zotit, veçanërisht ndaj më të varfërve dhe të braktisurve në trup e në shpirt.
E ruajmë në zemrat tona me mirënjohje dëshminë e dhurimit të tij të plotë për të dëshmuar dashurinë e Zotit për çdo krijesë.
Ecja Neokatekumenale, që nga fillimi i Pontifikatit të tij në vitin 2013, është ndier e mbështetur dhe e përkrahur nga Papa Françesku: në takimet e ndryshme që kemi pasur me Të gjatë këtyre viteve, na ka treguar gjithmonë afërsinë e tij si Padre dhe ne e kemi dashur shumë. Në mënyrë të veçantë, duan të kujtojmë dërgimin në mision e shumë familjeve të Ecjes në kontinente të ndryshme dhe fjalët e Tij me rastin e 50-vjetorit të Ecjes Neokatekumenale, më 5 maj 2018:
“Të dashur vëllezër dhe motra, karizma juaj është një dhuratë e madhe e Zotit për Kishën e kohës sonë. Të falënderojmë Zotin për këto pesëdhjetë vjet… Ju shoqëroj dhe ju inkurajoj: ecni përpara!”.
I kërkojmë të gjithë vëllezërve të Ecjes Neokatekumenale të luten për Atin e Shenjtë. T’i lutemi Zotit që ta pranojë në paqen e Mbretërisë së Tij.
Krishti u ngjall! Me të vërtet u ngjall!

