Jubileu i Familjeve: Mision në Sheshin e Spanjës në Romë
Të shtunën më 31 maj, festa e Vizitës së Lumes Mari tek Shën Elizabeta, qyteti i Romës ishte teater e një ngjarjeje që, megjithëse nuk pati jehonë në media, mbushi Sheshin e Spanjës me njerëz si rrallëherë, siç edhe me këngë dhe me dëshmi vërtet të jashtëzakonshme.
Në kuadër të ngjarjeve të kremtimeve të Jubileut 2025, me rastin e Jubileut të Familjeve, Ecja Neokatekumenale THIRRI mijëra VËLLEZËR nga qyteti i Romës dhe nga rrethi i Lazios, në një shesh të vetëm, për të dëshmuar bukurinë dhe dhuratën që është familja e krishtere për botën e sotme.

Gjatë kohës së Pashkëve, bashkësitë e Ecjes zakonisht shpallin, gjatë disa të dielave nëpër sheshet e famullive të tyre, gëzimin e Ngjalljes së Zotit: koha e Pashkës është kohë e shpalljes së kësaj Lajmi të Mirë. E quajmë këtë “100 sheshet”, për të përfaqësuar rreth 100 famullitë ku Ecja është e pranishme në Romë.
Më 31 maj, këto “100 sheshe” u përqendruan në një nga sheshet më përfaqësuese të Romës, Sheshi i Spanjës, një vend i vizituar nga turistë nga e gjithë bota, për ta shndërruar atë në një teater të gëzueshme, plot familje dhe fëmijë, të rinj dhe të moshuar, për një shpallje shprese: Krishti është ngjallur, ka mundur vdekjen dhe çdo frikë. Krishti vazhdon edhe sot të mbushë jetën e shumë çifteve që, me bujari, hapen ndaj jetës sepse ndihen të dashur dhe të shpëtuar nga Pashka e Zotit.
Dhe ishin me të vërtetë mijëra: është vështirë të shohësh këtë Shesh, që është shumë i dashur për Romën dhe për botën, kaq të mbushur me njerëz, këngë, valle, gëzim e shpresë.



Ishte përgatitur një skenar e vogël, e cila hapej drejt Sheshit dhe drejt kolonës së Zojes së Papërlyer, të ngritur nga Ferdinandi II i Dy Siçilive, përballë Ambasadës së Spanjës, kombi që ishte angazhuar më shumë për përkufizimin e dogmës që deklaron Zojen e lindur të Papërlyer në vitin 1854.
Dhe ishte e Lumia Mari që e KRYESOI KËTË TAKIM, e njëjta që frymëzoi Kiko Argüello-n për të nisur Ecjen Neokatekumenale për t’u përgjigjur sfidave të botës moderne me një mënyrë të nxënies së krishterë, sot e pranishme në 137 KOMBET, me mijëra bashkësi.
Takimi u hap me gëzimin e këngës nga profeti Isaia: “Po vij qe të bashkoj të gjitha kombet” dhe i kryesuar nga meshtarë të veshur me të bardha, nisi kremtimi i Lutjes së mëngjesit, me këngën e psalmeve të liturgjisë ditore, ndërprerë nga tri dëshmi të familjeve të reja që treguan shkurtimisht veprën e Zotit në jetën e tyre: një prej tyre dëshmoi se si mori njoftimin e shkatërrues për pritjen e një vajze akranike, me nxitien e mjekëve për ta abortuar dhe balsami i dashurisë së Zotit dhe i vëllezërve të bashkësisë që të nxiton të mos kesh frikë, ta pranosh dhe ta mbash në krah, qoftë edhe për njëzet minuta, minuta që të pajtojnë me dhimbjen e pritjes.
Dhe pastaj të gjitha analizat për të qenë të sigurt njerëzisht se nuk është diçka gjenetike, për t’u hapur sërish ndaj jetës dhe, pavarësisht të gjitha garancive mjekësore, përballesh me një shtatzëni tjetër me të njëjtat simptoma. Dhe Hyji që dëfton provaninë e tij edhe këtë herë përballë dëshpërimit që të kaplon e të duket sikur të mbyt, të shkatërron, për të zbuluar më pas sigurinë se i ke dhënë dy vajza Zotit, sepse mbartin me vete garancin e jetës së pasosur.

Po ashtu edhe përvoja e një gruaje të re, me pothuajse asnjë marrëdhënie me të atin, që në moshën 14-vjeçare humbet në drogë dhe varësi të ndryshme, larg nga shtëpia, dhe më pas ndien e rigjetur nga Krishti, ndihet e falur, e pajtuar me Zotin që rindërton historinë tënde me një marrëdhënie të vërtetë me një burrë, atin e fëmijëve të tu.
Së fundi, një çift i tretë: ai, i lindur në Gjermani, me një punë të shkëlqyer, por pa ndonjë kuptim të vërtetë të jetës, që lë gjithçka për të kërkuar Zotin, deri në sfidë, dhe kur gjithçka duket e humbur, ja që Zoti shfaqet dhe shpëton dhe fal dhe mbush jetën me shpresë, me gëzimin sot për të dëshmuar një Zot që e do me të vërtetë njeriun, që ecën me ty çdo ditë.
Pas psalmeve, këngëve dhe dëshmive, vjen momenti i leximit të Veprave të Apostujve, me shërimin e të çalës në portën e tempullit, përmes fuqisë së emrit të Jezusit, ai emër që tani shpallet nga një vëlla për të gjithë ata që ndodhen në shesh në të njëjtën gjendje: edhe ata të paralizuar, të paaftë për të ecur drejt tjetrit, për të dashur: “Në emër të Jezusit të Nazaretit, çohu dhe ec”, është një fjalë që ka fuqi mbi secilin prej nesh sot nëse e pranojmë.

Shpallja e Ungjillit të ditës, pjesa nga Luka mbi Vizitën e Marisë tek Shën Elizabeta, i jep rastin meshtarit të ngrejë sytë e të gjithëve drejt statujës së të Papërlyerjes, duke shpallur për secilin të pranishëm se edhe ata janë si Maria, përballë fjalëve të engjëllit: “Gëzohu, Zoti është me ty. Nga ti mund të lindë një jetë e re. Prano këtë Lajm të Mirë sot. Edhe ti mundesh, si e Lumia Mari, të thuash “U bëftë në mua sipas fjalës sate”.
Gjatë gjithë takimit, ndërsa zhvillohet lutja, mijëra vëllezër dhe motra të pranishëm në shesh, janë ftuar të hyjnë në dialog me qytetin, të sjellin për të gjithë të pranishmit, për të gjithë ata që edhe rastësisht kalojnë aty, mundësinë që kjo ditë të shndërrohet në një ngjarje: të takohesh me shpalljen e dashurisë së Zotit, të faljes së mëkateve, të dalësh nga vetmia jote, nga ajo dënim – siç u tha më parë – nga ajo dënim që është të jetojmë vetëm për vete, të paaftë për të dashur. Dashuria bëhet e pranishme për ty, të vjen përballë sot. TË GJITHË ATYRE QË JANË TREGUAR TË BEFASUAR DHE TË INTERESUAR NË KËTË FORMË DASHURIE, U ËSHTË SUGJERUAR TË SHKOJNË NË NJË FAMULLI KU GJENDET ECJA NEOKATEKUMENALE.
Ja ku është Jubileu, Jubileu i shpresës, i shpallur nga Papa Françesku në fillim të vitit 2025 – dhe që tani vazhdon në emër të Papa Leonit XIV – jehon për rrugët e qytetit të Romës, në një mënyrë të thjeshtë, konkrete, të vërtetë.
Ezechiele Pasotti

