
Me gëzim të madh Ecja Neokatekumenale ka marrë lajmin për zgjedhjen e Kardinalit Robert Prevost si Pasardhës i Pjetrit. Fjalët e tij të para na mbushën me gëzim sepse vunë në qendër Krishtin e Ngjallur, që na ofron paqen e Tij, dhe ungjillizimin që lind nga një zemër misionare.
Jehoi në mënyrë të veçantë në zemrën e të gjithë vëllezërve të Ecjes – dhe veçanërisht në zemrën time – fakti që zgjedhja ndodhi në ditën e Lutjes drejtuar Zojës së Pompeit, sepse Zoja e Pompeit ka pasur një kuptim dhe një praninë të veçantë në historinë e Ecjes Neokatekumenale. Në vitin 1968, kur bashkë me Shërbëtoren e Zotit, Carmen Hernández, mbërritëm në Romë, Don Dino Torreggiani, themeluesi i “Shërbëtorëve të Kishës”, na shoqeroi pikërisht atje për të vendosur te këmbët e Virgjërës së Pompeit misionin që kishte filluar mes të varfërve në Palomeras Altas, në periferi të Madridit. Që atëherë kanë ndodhur disa ngjarje që kanë shoqëruar Ecjen në mënyrë domethënëse në datën 8 maj.
Edhe gjatë shërbesës së tij ipeshkvnore në Peru, ka pasur rastin të njohë personalisht Ekipin Përgjegjës dhe Ecjen, ta mbështet dhe të udheheqë një takim thirrorë, ku nxiti të rinjtë të bëhen misionarë të Krishtit.
Emri që mori si Pasardhës i Pjetrit, Papa Leoni XIV, na kujtoi se paraardhësi i tij, Papa Leoni XIII, u desh të udhëhiqte Kishën në kohë me të vërtetë të vështira, në mbrojtje të identitetit të krishterë.
Ecja është mbi të gjitha një karizmë që përparëson misionin përmes një nxënieje të krishtere që u ofrohet Dioqezave dhe Famullive; shenjë konkrete e saj janë mijëra familje qe janë të dërguar në mision në vendet më të shkristianizuara, Seminaret Redemptoris Mater, ku formohen meshtarë për Ungjillëzimin e Ri, siç edhe e gjithë baritorja familjare dhe rinore. Do të jemi të lumtur që të mund të vazhdojmë, bashkë me Shenjtërinë e Tij, t’i vëmë të gjitha këto dhurata të Zotit në shërbim të Kishës për të mirën e njerëzimit, dhe në mënyrë të veçantë për ata “shumë njërëz të pagëzuar që përfundojnë duke jetuar… në një ateizëm faktik”, siç kujtoi Papa Leoni XIV në homelinë e tij të parë në Kapelën Sistine.
Sigurojmë Shenjtërisë se Tij lutjet tona dhe të të gjithë vëllezërve, në menyrë që shërbesa e Tij të sjelltë të gjitha ato fruta për të cilat njeriu i sotëm ka nevojë.
Kiko Argüello
8 Maj, Zoja e Pompeit
