Shën Gjon Pali II
BIOGRAFI
Karol Józef Wojtyła, lindi në Wadowice (Poloni) më 18 maj 1920.
Më 1 nëntor 1946 u shugurua prift në Krakovë. Në vitin 1948 mori doktoratën në teologji.
Në vitin 1958 u emërua Ipëshkëv, në vitin 1964 u emërua Arkipeshkëv i Krakovës nga Pali VI, i cili e shuguroi Kardinal në vitin 1967.
Më 16 tetor 1978, u zgjodh Papë i Kishës Katolike duke marrë emrin Gjon Pali II.
Mori pjesë në Këshillin e Dytë të Vatikanit me një kontribut të rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës “Gaudium et spes”.
Kreu një numër të madh udhëtimesh apostolike në Itali dhe jashtë saj. Inauguroi në vitin 1985 Ditët Botërore të Rinisë dhe në vitin 1994 Takimet Botërore të Familjeve.
Papati i tij ka qenë një nga më të gjatë në historinë e Kishës.
Giovanni Paolo II vdiq më 2 prill 2005. Lumnimi i tij u shpall më 1 maj 2011 nga Papa Benedikti XVI dhe shënterimi i tij më 27 prill 2014 nga Papa Françesku.